Bozdo: Protesta e 11 korrikut një paralajmërim, kërkojmë qeveri teknike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enno Bozdo, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha në “Open” në News24 se protesta e 11 korrikut do të kërkojë përveç lirimin e liderit të opozitës, Sali Berisha, edhe një qeveri teknike që do të çojë vendin drejt zgjedhjeve të 2025.

Bozdo tha se Edi Rama dhe kjo qeveri që kemi nuk mund të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Ne do e detyrojmë Edi Ramën, por duhet të bindim faktorin ndërkombëtar dhe shqiptarët. Kjo është protesta e parë, është një paralajmërim për atë se çfarë kërkon opozita”, tha Bozdo.

Sipas tij, qeveri teknike nuk është as shpërndarje parlamenti dhe as që Edi Rama të vijojë të mbajë postin e Kryeministrit. “Kemi kërkuar dhe kërkojmë një qeveri teknike. Në 11 korrik do të jemi në shesh, pastaj në 11 tjetër do të jemi sërisht në shesh e kështu me rradhë”, tha Bozdo. S.B

Të fundit

Ky është 23-vjeçari që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit

Personi në foto është 23-vjeçari, Renis Dobra i cili u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit. I riu i cili u...

Lirimi me kusht i Salianjit/ E percollën me “oiiiii”, e pritën me xhelozi

Deputeti demokrat Dashnor Sula, ka komentuar pritjen që i bën dje Ervin Salianjit pas daljes nga burgu, ku nuk u shfaq asnjë drejtues i...

Raporti: Bashkitë neglizhojnë sigurinë e digave, 115 pre tyre jashtë funksioni në 2024

Bashkitë në vend neglizhojnë masat që duhet të marrin për të rritur sigurinë në digat që administrojnë në territorin e tyre dhe që mund...

VIDEO: Stuhia godet Bosnje Hercegovinën, dëme të mëdha materiale dhe panik mes banorëve

Një stuhi e fuqishme ka goditur dje pasdite zonën e Maoçit, në Bosnje-Hercegovinë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe panik mes banorëve. Sipas raportimeve...

Protesta në Theth/ Deputetja demokrate ‘debat’ me policinë: Janë në truallin e tyre

Deputetja e PD-së Gerta Bardeli debatoi me policinë gjatë protestës së banorëve në Theth kundër prishjes së objekteve pa leje. Ajo thotë se policia nuk duhet...

Lajme të tjera

Web TV