Cigaret elektronike mund të shkaktojnë këto dy probleme në shëndet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cigaret elektronike (E-cigaret) paraqiten në treg si alternativë e sigurt përballë cigareve të zakonshme, por një studim i bërë së fundmi tregon se cigaret elektronike mund të shkaktojnë dëm në shëndetin tuaj.

Hulumtuesit në Shkollën e Mjekësisë në New York, zbuluan se minjtë e ekspozuar ndaj avullit elektronik të e-cigares në eksperimentet e bëra, përjetuan dëmtim të ADN-së në mushkëri, fshikëz dhe zemër, dhe kjo mund të rrisë rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Dëme të tilla u gjetën po ashtu në qelizat e njeriut si në mushkëri dhe fshikëz, të cilat ishin ekspozuar nga avulli elektronik për 10 vjet.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), më shumë se 2 milionë nxënës të shkollave të mesme në Shtetet e Bashkuara raportojnë se kanë përdorur cigare elektronike gjatë 30 ditëve të fundit.

E-cigaret nuk janë aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), si një ndihmë për lënien e duhanit, pasi Task Forca e Shërbimeve Parandaluese të SHBA konkludoi se ka “prova të pamjaftueshme për të rekomanduar për ose kundër përdorimit të tyre për ndërprerjen e pirjes së duhanit”. S.B

Të fundit

Rikthehet “avazi” i Kapshticës për emigrantët, radhë në kufirin grek

Si çdo vit tjetër, mesi muajit gusht sjell me mijëra emigrantë që jetojnë e punojnë në vendet fqinje në...

Samiti i 15 gushtit, pse Trump zgjodhi Alaskën për takimin me Putin? Ku interesat takohen

"Vendndodhja ka rëndësi", është një rregull i artë për agjentët e pasurive të paluajtshme. Duke zgjedhur Alaskën si vend për samitin e tij të...

7 anije të mbytura që bënë histori

1 - Essex, i fundosur nga... Moby Dick. "Koka e saj ishte gjysmë jashtë ujit, dhe kështu ajo erdhi drejt nesh dhe goditi përsëri...

Trump përfshihet në çështjen e Kosovës? Grenell zbulon planet: Do shkojmë hap pas hapi

Përfaqësuesi special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka treguar për planet e shefit të tij për tu përfshirë në çështjen e Kosovës. Në një...

Ukrainasit shkatërrojnë “Prometheus” S-500, sistemi më i shtrenjtë i mbrojtjes ruse

Forcat ukrainase dyshohet se kanë shkatërruar një radar të rrallë rus të lidhur me sistemin më të fundit të mbrojtjes ajrore dhe raketore S-500...

Lajme të tjera

Web TV