Duhet të mendoheni dy herë para se të shkoni në pishina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kulmin e vapës dhe temperaturave të larta të sezonit, nuk ka asgjë më freskuese se disa orë të kaluara në pishina, që në fakt kthehen në ambiente të tejmbushura me njerëz.

Megjithëse kimikatet në ujë (si klori dhe bromi) përdoren për të dezinfektuar ujin, duke vrarë shumë baktere dhe viruse që “gëlojnë” në pishinat e mbushura me njerëz nga të gjitha grupmoshat, sërish ka disa probleme shëndetësore që i bëjnë njerëzit të rrezikohen nga frekuentimi i pishinave.

“Ju mund të prekeni nga disa probleme shëndetësore teksa notoni, pikërisht nga uji i kontaminuar me mikrobe,” thotë Jasen Kunz, drejtues i një programi për ujin e shëndetshëm në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në New York.

Ja për cilat bëhet fjalë:

– Diarreja

Miliona mikrobe mund të futen në ujë, sidomos kur njerëzit tregohen të pakujdesshëm me higjienën në pishinë.

Grimca dhe mikrobe të ndryshme dalin nga trupi i njerëzve dhe ato mund të gëlltiten me ujin gjatë notit në pishinë. “Njerëzit që kanë sistem më të dobët imunitar janë më të rrezikuar të marrin infeksione dhe në varësi të patogjenit mund të jenë të vjella, diarre apo dhimbje stomaku,” thotë Clare Rock, pedagoge në “Johns Hopkins University School of Medicine”.

-Mund të përjetoni infeksion në vesh

Ky është një infeksion i shkaktuar nga bakteret kur uji i pishinës qëndron në kanalin e jashtëm të veshit. Kur uji qëndron atje për një kohë të gjatë, ai ndikon në gjendjen e dyllit dhe lëkurës mbrojtëse dhe siguron një mjedis të lagësht për bakteret që të shumohen në zonën e veshit.

-Kimikatet në ujë mund të shkaktojnë skuqje të syve ose kollë të fortë

Lexo edhe :  Uji i oksigjenuar dhe zbardhja e dhëmbëve: Çfarë thonë ekspertët?

Acarimi mund të ndodhë kur klori në pishinë kombinohet me djersën, urinën dhe papastërtitë, e që të gjitha këto kthehen në faktorë kërcënues për sytë dhe shëndetit tuaj. Këto kimikate, të quajtura kloraminat mund të shkaktojnë skuqje dhe kruaje të syve, acarim të hundës, kollë dhe probleme në frymëmarrje.

Disa këshilla si të tregoni më shumë kujdes për të mbrojtur veten nga këto probleme shëndetësore:

#1 Shikoni pastërtinë e ujit

Para se të futeni në ujin e pishinës, shihni nëse kthjelltësia e ujit shihet me sy të lirë! Kuptoni nëse ka erë të fortë klori, a ka pajisje sigurie rrotull dhe nëse ka ndonjë të dhënë të shkruar për cilësinë e ujit.

#2 Shmangni futjen e mikrobeve në pishinë

Nëse keni fëmijë të vegjël, ndërrojini më parë jashtë pishinës pelenat dhe më pas futuni të notoni, mos urinoni në pishinë, shpëlahuni mirë në dushe etj.

#3 Merrni masa të tjera paraprake për të zvogëluar rrezikun

Një nga gjërat më të mëdha për të shmangur është gëlltitja e ujit. Gjithashtu, qëndroni jashtë ujit nëse keni një plagë të hapur ose përdorni një fashë për të mbuluar plagën nëse nuk doni të rrezikoni veten dhe të tjerët./E.Ç

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV