Koreja e Veriut ndalon veshjen e një fustani të bardhë nusërie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koreja e Veriut po godet çdo detaj që reflekton botën jashtë tyre, duke filluar nga muzika, ushqimet e deri te fustanet e nusërisë. Raporti i lëshuar nga Ministria e Unifikimit të Koresë së Jugut, bazuar në dëshminë e qindra dezertorëve, tregon rastin e një 22-vjeçari, i cili u ekzekutua pasi pranoi se kishte dëgjuar muzikë të Koresë së Jugut dhe kishte shpërndarë filma. Mirëpo Koreja e Veriut e përshkroi raportin e vitit të kaluar si “shpifje dhe trillim”, por ende nuk i është përgjigjur dokumentit të ri.

Sipas të dhënave, kontrollet nëpër shtëpi janë shtuar që nga viti 2021 dhe zyrtarët janë gjithmonë në kërkim të shenjave nga kulturat e jashtme. Këto shenja përfshijnë edhe veshjen e një fustani të bardhë nusërie ose veshjen tipike të dhëndrit, e madje edhe marrja në krah e nuses. Nuset mund të veshin vetëm fustane tradicionale nga Koreja e Veriut.

Syzet e diellit janë konsideruar gjithashtu antirevolucionare, pavarësisht se lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un i vendos gjithmonë një palë të tilla. Se cili është saktësisht dënimi për këto shkelje është e paqartë. Megjithatë, goditja ndaj kulturës së krijuar nga perëndimi, por kryesisht nga Koreja e Jugut duket më e ashpër. Një ligj i vitit 2020 e bëri të dënueshme me vdekje shpërndarjen e videove të Koresë së Jugut. Raporti i këtij viti, përfshin rrëfimin e një ekzekutimi, ku një fermer 22-vjeçar u vra, pasi kishte dëgjuar 70 këngë dhe kishte parë tre filma./E.Ç

Të fundit

Konflikti i Bledjon Nallbatit, Ivi Kaso kërkon falje në emër të PD-së: SPAK të hetojë

Drejtuesi i Partisë Demokratike i qarkut të Korçës, Ivi Kaso ka reaguar në lidhje me konfliktin e ndodhur mbrëmjen...

Shehaj, Lapaj apo Qori, cila parti e re po bën fushatën më të mirë zgjedhore?

Zgjedhjet e 11 majit kanë një risi të madhe, sepse për herë të parë në Shqipëri garojnë shumë parti të reja. Më të zëshmet...

Instagrami emocional, “fajtori” i gjumit të keq. Këshilla për ta shmangur

Shpesh dëgjojmë këshillën klasike: “Mos përdor telefonin para gjumit.” Por sipas kërkimeve të fundit, nuk është vetëm drita blu e ekranit që na prish gjumin,...

Kroaci, makina përplaset me autobusin! Raportohen 2 të vdekur dhe 31 të plagosur

Dy persona kanë vdekur dhe 31 të tjerë janë lënduar mëngjesin e së dielës në një aksident trafiku në autostradën Zagreb-Beograd, mes Popovaçës dhe...

Rama e kap keq me partitë e reja: Historia ka treguar se janë problem…

Kryesocialisti Edi Rama, po vijon fushatën elektorale në Lezhë këtë pasdite. Ai nuk i kurseu ironitë edhe për partitë e vogla të cilat garojnë në...

Lajme të tjera

Web TV