Të kapur për dore, Brad Pitt del zyrtarisht në Hollywood me të dashurën e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brad Pitt dhe Ines de Ramon kanë bërë paraqitjen e tyre të parë zyrtare publike në Çmimin e Madh të Britanisë të dielën. Paparacët që ishin në vendngjarje fotografuan çiftin për herë të parë së bashku.

Kjo është gjithashtu hera e parë që publikohen foto zyrtare të yllit të Hollywood me partneren e tij. 60-vjeçari shihet i veshur në nuancat e së bardhës, me një xhaketë të verdhë, ndërsa 34-vjeçarja ka veshur një fustan blu të hapur dhe syze dielli.

Mediat e huaja shkruajnë se romanca mes dyshes filloi në nëntor të vitit 2022. Që atëherë ata kanë vazhduar të jenë bashkë dhe ndërkohë që lidhja e tyre duket se po shkon mirë, të dy kanë zgjedhur të mbajnë më private lidhjen e tyre.

Ata rrallë dalin publikisht së bashku dhe kur e bëjnë, kujdesen të qëndrojnë larg bliceve të paparacëve dhe të mbajnë larg syrit të publikut jetën e tyre personale.

Ndërkohë kujtojmë se gjatë kësaj kohe, aktorit i duhet të menaxhojë çështjet ligjore të divorcit nga ish-bashkëshortja e tij, Angelina Jolie dhe problemet intensive me fëmijët e tij. Por për yllin 60-vjeçar, problemet e vazhdueshme ligjore dhe largimi nga fëmijët e tij vetëm sa kanë forcuar marrëdhëniet e tij me Ramon, sipas “DailyMail.com”./E.Ç

Të fundit

Gjysmëfinalet e Champions League fillojnë sot, Arsenali pret PSG! Arteta: S’jemi favoritë

Këtë mbrëmje, në orën 21:00, në "Emirates Stadium", Arsenali dhe PSG-ja do përballen në gjysmëfinalen e parë të Champions...

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton tregun

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That Will Fall First As...

Transportoi Ilaria Sulën me ndihmën e prindërve? Sekuestrohet kamera e makinës së autorit

Pas telefonatës, Mark Samson u jep hetuesve një element të ri dhe përpiqet të ndërtojë besueshmëri pas shumë gënjeshtrave që tha duke rrëfyer vrasjen...

Erand Sojli konfirmon divorcin: E provuam, por kishte mbaruar gjithçka

Aktori Erand Sojli ka treguar se prej 3 vitesh është divorcuar nga bashkëshortja e tij, Rina. Në një rrëfim në “Ferma VIP”, ai tregoi...

99 vjet për arabin, presidenti i Malit të Zi nuk e dekreton ligjin për Plazhin e Ulqinit

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, nuk e ka dekretuar ligjin parashihte që Plazhi i Madh i Ulqinit t’i jepej me qira për...

Lajme të tjera

Web TV