Nga ROLAND QAFOKU
Sot në mbrëmje Anglia do ndeshet më Hollandën për një vend në finalen e Kampionatit Evropioan. Me të drejtë mediat britanike e kanë cilësuar mbrëmjen e sotme një mundësi e madhe por edhe shansin e fundit të kombëtares angleze për të bërë histori.
Ndryshe fjala “looser” e përdorur gjerësisht që nga viti 1966 kur fitoi kupën e botës, për këtë komnbëtare do jetë e përhershme. Deri tani, në këtë evropian, ekipi ka bërë mirë, por jo shumë mirë. Ka fitaur ndeshje dhe ka kaluar grupet dhe ka eliminuar skuadra të forta, por nuk ka treguar shumë cilësi.
Duhet të themi se Anglia ka ardhur deri këtu me lojëra jo shumë bindëse, por ama ka qenë pragmatiste. I ka ndezur motorrat vetëm kur e ka parë veten në disavantazh dhe në momentin kur e ka marrë seriozisht ndeshjen, ka arritur sukses.
Janë gazetat e sotme të Londrës që e kanë pasqyruar këtë pragndeshje me tituj mjaft tërheqës. Mes shumë prej tyre, veçohet gazeta “Metro”, e cila jo më kot e ka titullin e madh “Its now, or nether” (O sot, o kurrë). Pra, në një farë mënyre ky është shansi I fundit i një brezi që është në fund të ciklit. Ndërkaq gazeta tjetër “The star daily”, ka vendosur titull një thirrje për ekipin sikur Anglia të ishte përpara një lufte dhe jo përpara një ndeshje futbolli.
Me foton e Harry Kane me kapele ushtarake në kokë është shoqëraur me fjalët: Your country needs for you, really, really. Go for it! (Realisht atdheu ka nevojë për ju sot. Përpara për ta arritur). Gazeta tjetër “The daily mirror” ka për foto tre yjet e kombëtares angleze Jude Ballingham, Declan Rice dhe Ivan Toney të shoqruar me titullin “Lidhja e vëllezërve” dhe me okelion “Anglia kërkon lavdi sot në gjysmë finale”. Me këto tituj kaq tërheqës dhe me dëshirën si tifoz i Anglisë, i uroj kësaj skuadre fitoren sot.