Vakte dhe turne falas, Kopenhaga do të shpërblejë turistët që kujdesen për mjedisin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vizitorët në Kopenhagë që angazhohen në aktivitete miqësore me mjedisin, si mbledhja e mbeturinave ose udhëtimet me transport publik, mund të shpërblehen me ushqim falas, aktivitete kulturore dhe turne si pjesë e një iniciative të re.

“Projetki CopenPay shpërblen veprime të tilla si çiklizmi, pjesëmarrje në përpjekjet për të pastruar ambientin. Pas kësaj turistët përfitojnë falas aksesin në disa nga mrekullitë e Kopenhagës. Kjo përfshin turne falas në muze me udhërrëfyes madje edhe një drekë vegjetariane me produktet lokale”, tha në një deklaratë autoriteti i turizmit të kryeqytetit danez, Visit Copenhagen.

Kryeqyteti danez vizitohet çdo vit nga një numër shumë i madh turistësh, të cilët admirojnë arkitekturën e tij të bukur, ushqimin e klasit botëror dhe një mjedis të sigurt, të pastër e të gjelbër. Shpërblimet mund të jepen nëse vizitorët tregojnë një biletë transporti publik, por sistemi bazohet kryesisht në besim. Programi nis në një kohë kur shqetësimi mbi ndikimet mjedisore dhe sociale të turizmit po rritet gjithnjë e më shumë. Për këto çështje, së fundmi, janë organizuar dhe protesta në Barcelonë, Ishujt Kanarie dhe Mallorca.

“Ne duhet ta kthejmë turizmin nga një barrë mjedisore në një forcë për ndryshime pozitive dhe një hap i rëndësishëm në këtë transformim është të ndryshojmë mënyrën se si lëvizim në destinacion, çfarë konsumojmë dhe si ndërveprojmë me vendasit”, u shprehën përfaqësues të Visit Copenhagen./E.Ç

Të fundit

Arratisja nga burgu/ Policia: Shpërblim 10 000 euro për çdo informacion mbi Daut Lazen

Policia e shtetit ka reaguar për arratisjen nga burgu i Shënkollit të Daut Lazes, 49 vjeç, i arrestuar në...

Vota e diasporës/ Celibashi: Numri i kërkesave ditore është rritur

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha sot në një konferencë për mediat se 3 400 zgjedhës është shifra më e lartë e miratuar në...

Reduktimi i fondeve për Shqipërinë/ Ambasadorja zvicerane: Asgjë nuk do të ndryshojë

Ambasadorja e Zvicrës në Tiranë, Ruth Huber, shpjeguar se deri në vitin 2028 nuk do të ndërpritet asnjë program e qeverisë së vendit të...

Brenda pak minutash dy tërmete në Greqi, sizmiologët frikë për tërmet më të madh

Gjashtë tërmete mes orës 06:15 dhe 07:05 të mëngjesit të sotëm, janë regjistruar në Amorgos dhe Anafi. Sipas mediave greke, një tërmet i fortë me magnitudë...

Elon Musk merr kontrollin e pagesave të Thesarit të SHBA-së

Bashkëpunëtorët e Elon Musk kanë marrë kontrollin e sistemit të pagesave të Departamentit të Thesarit të SHBA-së, përgjegjës për shpërndarjen e triliona dollarëve në...

Lajme të tjera

Web TV