Studimi: Taylor është një model për ata që janë në luftë me çrregullimet e të ngrënit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Revista TIME e shpalli atë “personi i vitit” për vitin 2023. Në moshën vetëm 33 vjeç, “fenomeni” i Taylor Swift po prek miliona njerëz në këtë botë në çdo mënyrë. Përveçse në kulmin e karrierës së saj, Taylor duket se është një model për ata që merren me çrregullime të të ngrënit. Ky është përfundimi i një studimi të ri.

Në rast se nuk e dinit, Taylor Swift ka qenë “e hapur” për “betejat” e saj me imazhin e trupit dhe çrregullimin e të ngrënit. Vetëm kjo është e mjaftueshme për të frymëzuar dhe fuqizuar njerëzit e tjerë. “Nuk e dija nëse do të ndihesha rehat të flisja për imazhin tim të trupit dhe të flisja për gjërat që kam kaluar në lidhje me atë se sa e pashëndetshme ishte për mua, marrëdhënia ime me ushqimin ndër vite”, kishte thënë këngëtarja, ndër të tjera, në dokumentarin “Miss Americana”.

Nga një këndvështrim kërkimor tani, autorët e një studimi të Universitetit të Vermontit (UVM) të botuar në botimin e korrikut të revistës Social Science & Medicine arritën në përfundimin se fansat e Taylor, të cilët ndiheshin fort të lidhur me të, u ndikuan për të ndryshuar sjelljen ose qëndrimin e tyre rreth ushqimit, madje edhe pamja e trupave të tyre.

Studiuesit analizuan 200 postimet kryesore në mediat sociale, TikTok dhe Reddit, të cilat përmbanin më shumë se 8,300 komente për Taylor Swift, çrregullimet e të ngrënit dhe trupin.

“Gjetjet tona sugjerojnë se fansat që ndiheshin fort të lidhur me Taylor Swift u ndikuan të ndryshonin sjelljen ose qëndrimet e tyre rreth ushqimit ose imazhit të trupit të tyre pas zbulimeve të këngëtares dhe mesazheve që ajo përcjell përmes muzikës së saj”, tha bashkautorja e studimit Lizzie Pope, dietologe-nutritioniste dhe profesore e asociuar në departamentin e ushqimit dhe shkencës ushqimore të UVM.

Lexo edhe :  Kafshoni thonjtë? Këto truke do t’ju ndihmojnë të ndaloni një herë e mirë!

Përveç kësaj, fansat e Taylor duket se janë frymëzuar nga fakti se këngëtarja është shëruar nga çrregullimet e të ngrënit dhe tani është shumë më mirë./E.Ç

Të fundit

Aksident i rëndë në Gjermani, MEPJ: Tre shqiptarë kanë humbur jetën

Ministria e Jashtme përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se në një aksident të rëndë rrugor, të regjistruar...

Norris triumfon në Monako, tremb shokun e skuadrës. Verstappen jashtë podiumit

Lando Norris është fituesi i Çmimit të Madh të Monakos në Formula 1, i dyti trofe këtë sezon pas atij në Australi. Piloti anglez, i...

Parlamenti i ri, 3 parti për herë të parë! Rikthehet Tom Doshi, Lapaj merr mandatin

Ndërsa në një krah socialistët, dhe përballë tyre, demokratët me aleatët e vet, do të mbizotërojnë dhe parlamentin e ardhshëm, 4 deputetë të dalë...

Tentuan të vrisnin me sopatë një person, pas babait arrestohet edhe i biri

Policia ka vënë në pranga Ndue Palucën, 40-vjeçarin, i cili së bashku me babain Pashuk Paluca, tentuan të vrisnin me sëpatë 58-vjeçarin Llesh Marku. 40-vjeçari...

30 vjeçari mbytet mes dallgëve, po festonte me shokët beqarinë

Një ngjarje tragjike raportohet nga plazhi i Lefkadhas në Greqi, kur një 30 vjeçar është rrëmbyer nga dallgët teksa notonte dhe ka ndërruar jetë....

Lajme të tjera

Web TV