Pr.dr. Alketa Koroshi
Që anemia nënvlerësohet dhe keqtrajtohet, nuk ke ç’të diskutosh.
Dy gjëra më bëjnë përshtypje (që të jesh sa më praktik):
1) Shumë laboratorë dhe shumë mjekë kërkojnë akoma sidereminë (hekurin) për të vlerësuar Deficitin e Hekurit! Treguesi më i mirë i mungesës së hekurit është “Ulja e Ferritinemisë”. Ferritinemia nën 20 ng/ml tek femrat dhe nën 40 ng/ml = 100% mungesë hekuri. Nuk duhet asnjë analizë tjetër për të konfirmuar deficitin e hekurit. Sideremia e ulur = 50% mundësi (specificiteti 50 %), për të vlerësuar deficitin e hekurit, sepse ulet dhe nga inflamacioni, (inflamacioni rrit ferritineminë dhe ul sidereminën). Po konsumove ushqime që përmbajnë hekur, suplemente hekuri, akoma më shumë mjekim me preparate të hekurit, sideremia (nëse rikontrollohet pas 1-2 orësh) do të dali normale, ose dhe më e rritur se norma (kur hekuri thithet). Por ferritinemia nuk korrigjohet me ushqime, nuk korrigjohet me suplemente, vetëm duke marrë preparatin e duhur te hekuri (Ferri Sulfati/Ferri Fumarati), dozën e duhur (180-200 mg hekur elementar në ditë), kohëzgjatjen e duhur (të paktën 1.5 muaj), mund të pretendosh që të korrigjosh ferritineminë (nëse është hequr shkaku dhe ka thithje të mirë të hekurit). Sideremia kërkohet vetëm kur do të llogaritesh Saturimin e Transferrinës (Sideremi/TIBC x 100), më tepër në Hiperferritinemia (rritje e ferritinemisë).
Kot sa të harxhosh paratë me Saturimin e Transferrinës për pacientët me deficit të hekurit të konfirmuar me Ferritinemi të ulur (100% specificiteti).
Paketa më e mirë për të vlerësuar aneminë në praktikën e përditshme (ndihmon mjekun dhe akoma më shumë pacientin), është:
Gjak komplet + Ferritinemia + Elektroforeza e Hemoglobinës (analiza që mund të merren në çdo orë të ditës dhe të natës, pra nuk kanë lidhje me ushqimin).
Vlerëson nëse ke anemi ose jo (hemoglobina <12 gr/dl tek femrat dhe < 13 gr/dl tek meshkujt), ke mungesë hekuri ose jo (deficiti i hekurit është më i shpeshtë se anemia nga deficiti i hekurit) dhe një problem i popullatave mesdhetare janë bartësit e hemoglobinopative (duke theksuar që elektroforeza e hemoglobinës zbulon shumë mirë bartësit e Drepanocitozës, po jo të gjitha rastet e bartësëve të Talasemisë).
Kombinimet e tjera (p.sh, gjak komplet, sideremia, LDH) nuk kanë asnjë sens. Nëse do të studiosh dhe hemolizën (meqënëse kërkon LDH), duhet shtuar në pakete dhe retikulociti, bilurubina totale dhe indirekte, niveli plazmatik i haptoglobinës.
2) Përse atëherë kur japin preparatin e duhur të hekurit, dozën e duhur të tij, (Heferoli 2 kapsula/ditë, Ferrograd 2 tableta/ditë = 4.5 kg mish të kuq = ushqimi më i pasur me hekur), duhet të japin dhe preparate të tjerë të nivelit të suplementeve të hekurit, që përmbajnë lloj lloj gjërash plus, që rrisin koston e mjekimit dhe prishin cilësinë e jetës (shtohen marrje preparatesh pa asnjë lloj përfitimi klinik). Nuk ka as llogjike të ulësh dozën pas muajit të parë të mjekimit, kur si rregull korrigjohet anemia dhe për të mbushur depot (që mezi mbushen me dozën terapeutike), duhet të marrësh 1/2 e mjekimit, akoma më keq kalojnë tek “sallaturinat = suplementet”.