Bota në prag të një lufte te re/ Gjenerali gjerman: Për 5 vite NATO do të sulmohet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjenerali i ushtrisë gjermane, Carsten Breuer, shikon ngritjen ushtarake ruse si një rrezik në rritje. Në një intervistë për median gjermane, Tagesshpigel, gjenerali i rëndësishëm i Gjermanisë, thekosoi se, ushtria ruse po vjen drejt Perëndimit.

“Ne po vëzhgojmë se ushtria ruse po drejtohet drejt perëndimit. Në pesë deri në tetë vjet, forcat e armatosura të Moskës do të pajisen me materiale dhe personel për të bërë të mundur një sulm në territorin e NATO-s”, tha Carsten Breuer, Gjeneral i Ushtrisë gjermane.

Brauer përmendi informacionet nga shërbimet sekrete dhe forcat e armatosura aleate, si dhe deklaratat e presidentit rus Vladimir Putin si bazë për vlerësimet. “Ushtria ruse po shton 1 mijë deri në 1 mijë e 500 tanke shtesë çdo vit. Pesë vendet më të mëdha evropiane anëtare të NATO-s kanë vetëm gjysmën e tyre në magazine.

Ushtria gjermane ka rreth 300 tanke luftarake. Nëse kjo aftësi kombinohet me qëllimin, që mund të lexohet patjetër nga fjalimet e Putinit, kjo duhet të na alarmojë. Detyra ime është të mendoj për një skenar të tillë të rastit më të keq. Ne duhet të përgatitemi për këtë mundësi në pesë vjet”.

Për sa i përket zhvillimeve në frontin lindor të Ukrainës, Gjenerali gjerman nuk pret ndonjë ndryshim të rëndësishëm në vijat e frontit në Ukrainë për momentin, por sipas tij, Kievi mbetet i varur nga mbështetja./kb

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV