Të gjithë sektorët me mungesë stafi, shkak rënia e popullsisë e konkurrenca ndërkombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Afro 68 mijë vende të reja pune janë hapur nga bizneset vetëm në dy vitet e fundit, ndikuar sa nga zhvillimi ekonomik, po aq edhe nga boshllëku i krijuar nga mungesa e fuqisë botërore.

Në një analizë që Banka e Shqipërisë i ka bërë tregut të punës si pjesë e raportit vjetor, thuhet se rritja e pagave ka pasqyruar mungesat në rritje të fuqisë punëtore.

Banka thotë se gjatë vitit 2023 vrojtimet e kryera kanë treguar se “Mungesa e fuqisë punëtore” është evidentuar si pengesë serioze nga bizneset, edhe pse pohojnë se i kanë rritur pagat.

“Gjatë vitit 2023, shkalla e rëndësisë së tij është rritur 5 herë në krahasim me vitin 2019, teksa mungesat në fuqinë punëtore kanë prekur të gjithë sektorët e vrojtuar. Gjithashtu, bizneset raportojnë se vendet vakante kanë ardhur në rritje, si pasojë e pamundësive për plotësimin e tyre”, thuhet në raport.

Edhe për rritjen e pagave, banka vlerëson se ato kanë ndikim negativ në inflacion, dhe sugjeron që të ndërmerren fillimisht reforma që synojnë rritjen e produktivitetit dhe të konkurrueshmërisë, si instrumente për rritjen e qëndrueshme të pagave.

Një nga shkaqet kryesore që evidentohet në analizë që ka pasur ndikim në uljen e fuqisë punëtore, janë trendet e pafavorshme demografike dhe gara ndërkombëtare për fuqi punëtore.

“Prirjet demografike, si ulja e lindshmërisë dhe plakja e popullsisë, si dhe emigrimi i vazhdueshëm si pasojë e rritjes së konkurrencës për fuqi punëtore në tregun ndërkombëtar, do të kushtëzojnë rritjen e ofertës për punë dhe mund të ushtrojnë presione për shtrëngimin e kushteve në tregun e punës në të ardhmen”, thekson banka qendrore.

Ky trend negativ në fakt u konfirmua edhe nga rezultatet e CENS-2023, ku rezultoi se popullsia e vendit ishte tkurrur me 420 mijë banor krahasuar me vitin 2011, ndërkohë që mosha mesatare e popullsisë ishte rritur me 7 vite, duke arritur në 42,5 vjeç. Rënia më e madhe e popullsisë sipas CENS-it është regjistruar tek grup moshat e reja, ndërkohë që është shtuar ndjeshëm numri i pensionistëve./E.T

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV