Dallëndyshe Bici, ish drejtoresha e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës është emëruar sërish në krye të IKMT duke e marrë për herë të tretë të njëjtën detyre. Pas largimit të Bicit nga Kadastra, Lorena Goxhabelli është drejtuesja e re e këtij institucioni. Goxhabelli ka nëj CV te pasur në fushën e pronave
Dallëndyshi Bici ka lënë dje Kadastrën me një urdhër që mban datën 30 korrik 2024. Ish kreu i Kadastrës e ka mbajtur këto pozicion për një vit e katër muaj dhe është larguar, pasi nuk pati sukses në punën e saj. Në kohën e Bicit u bënë ndryshime sa i takon aplikimeve, ku shumica e tyre mbeti pa përpërgjigje.
Kryeministri Edi Rama e ka shkarkuar nga ajo detyrë duke e emëruar për herë të tretë të krye të Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjen së Territorit. Vendimi për këtë post vjen edhe pasi Ervin Hoxha u emërua ministër i Brendshëm, ndërsa më herët mbante postin e kryeinspektorit të IKMT-së.
Në vend të Dallëndyshe Bicit është emëruar Lorena Goxhabelli. Në Portin e Durrësit pas largimit të Pirro Vëngut në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, drejtuesin do t’a marrë Kreshnik Bajraktari. Ndërkohë te Agjencia Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) është larguar Petrit Malaj që ka marrë postin e Ministrit të Financave dhe në vend të tij ka ardhur Erlind Sulo, që më parë ka mbajtur postin e drejtorit të KESH-it.
Kush është Lorena Goxhabelli?
Me largimin e Dallëndyshe Bicit, në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës emërohet Lorena Goxhabelli.
Ajo vjen nga Ministria e Mbrojtjes, ku shërbente si këshilltare e jashtme ligjore për pronësinë në kabinetin e ministrit që prej qershorit 2022. Ka eksperiencë të gjatë në fushën e drejtësisë, fokusuar kryesisht në çështjet e pronësisë, administrimit të tokës, kontratat publiko-private për administrimin e pronës shtet, etj. Lorena Goxhobelli është diplomuar në vitin 2006 për drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer studimet master në ekonomi, me fokus administrimin publik, në periudhën 2009 – 2011.
Në vitet 2014 – 2017 ka mbajtur postin e këshilltarit ligjor të Zëvendëskryeministrit, e më pas të këshilltarit ligjor të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, deri në muajin maj të vitit 2022.
Në periudhën 2009-2013 ka qenë e angazhuar, si pjesë e ekipit të një kompanie ndërkombëtare, i cili zbatoi një projekt të financuar nga Bashkimi Evropian për ngritjen dhe forcimin e strukturave shtetërore për menaxhimin e decentralizuar të asistencës financiare të BE. Ka qenë gjithashtu pjesë e administratës publike në vitet 2007-2009, fillimisht në Drejtorinë Juridike e më pas në Drejtorinë e Licensave dhe Menaxhimit të Kontratave në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
Ka eksperiencë akademike, fillimisht si asistente pedagoge e më pas si pedagoge e së Drejtës Ndërkombëtare Publike, të Drejtës Familjare dhe e së Drejtës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në institucione publike dhe private të arsimit të lartë.
Aktualisht mbante postin e drejtorit të Divizionit Ligjor në Koorporatën e Investimeve Shqiptare. Ajo është anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë që prej vitit 2006. Goxhabelli mbante edhe postin e Këshilltarit ligjor të Ministrit të Mbrojtjes në çështjet e pronësisë për pronën shtetërore në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes.
Lëvizjet në administratë
Porti i Durrësit
Ikën Pirro Vëngu
Vjen Kreshnik Bajraktari
AKBN
Ikën Petrit Malaj
Vjen Erlind Sulo
IKMT
Ikën Ervin Hoxha
Vjen Dallëndyshe Bici
Kadastra
Ikën Dallëndyshe Bici
Vjen Lorena Goxhabelli.