Përfundoi mandatin Ambasadori i Britanisë së Madhe, Veliaj e nderon me Çelësin e Qytetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në përfundim të mandatit të tij si ambasador i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith u nderua me “Çelësin e Qytetit” nga kryebashkiaku Erion Veliaj, në një ceremoni të posaçme në Bashkinë e Tiranës. Veliaj shprehu vlerësimin për kontributin e ish ambasadorit King-Smith në ushtrimin e detyrës së tij në vendin tonë, por shtoi se “Çelësi i Tiranës” është simbolikë se ai e ka gjithmonë derën e hapur për t’u rikthyer në kryeqytet.

“Ne e kemi vlerësuar mirësinë, kontributin, përkushtimin, dedikimin, pasionin gjatë ushtrimit të kësaj detyre të rëndësishme. Kjo e sotmja nuk është një “Mirupafshim!”, por është një “Ju faleminderit!”. Në emër të qytetit të Tiranës, në emër të Këshillit Bashkiak, të atyre qytetarëve, që jam i sigurt që, nëse nuk i ke takuar fizikisht i ke prekur me fjalën tënde, me kontributin tënd, do të doja të kishe një çelës për t’u kthyer, jo vetëm te kjo tarracë, por në çdo centimetër katror të këtij qyteti. Ndaj dua t’ju akordoj Çelësin e qytetit të Tiranës, si një mënyrë për ta hapur gjithmonë derën, dhe sigurisht si një alibi për t’u kthyer gjithmonë këtu për gëzime, për festa dhe për punë të bukura”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku vlerësoi qëndrimin e Britanisë së Madhe në krah të Shqipërisë në ditët më të vështira, duke përmendur këtu edhe mbështetjen financiare të qeverisë britanike në Konferencën e Donatorëve, për përballimin e pasojave të tërmetit shkatërrimtar.

“Në ditët tona të vëshira, qofshin këto ditët e Luftës së Dytë Botërore, qofshin këto ditët e Luftës në Kosovë, apo qofshin këto ditët me luftën e rrënojave të tërmetit, Britania e Madhe ka qenë aty për ne, dhe ju si përfaqësues i Britanisë së Madhe keni qenë aty me ne. Britania e Madhe ka qenë gjithmonë në krah të Shqipërisë. Nuk do të harrohet kurrë mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar edhe në përballimin e pasojave të tërmetit shkatërrimtar të 26 Nëntorit 2019, 5 vite më përpara, kur në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve qeveria britanike ka qenë ndër të parët që ka ofruar një ndihmë financiare për rindërtimin e Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë”, u shpreh ai.

Lexo edhe :  Preç Zogaj: Dy lajme nga jashtë me rëndësi të madhe brenda

Veliaj u ndal edhe te marrëdhëniet dypalëshe mes dy shteteve, që janë konkretizuar si në marrëveshjet e nënshkruara në fusha të ndryshme, ashtu edhe në mikpritjen që Londra i ka bërë shqiptarëve, që tashmë janë vendosur në Britaninë e Madhe dhe jetojnë atje prej vitesh.

“Më vjen mirë që shoh këtu kryetarët e bashkive edhe përfaqësuesit e Hasit, Tropojës dhe Kukësit, ‘periferitë e Londrës’ që vetëm gjeografikisht janë në Republikën e Shqipërisë, por që fizikisht shumica e familjeve në fakt janë në Londër dhe sot janë ndoshta jo një temë që na ndan në debatet tona me Londrën, por një urë që na bashkon, pasi kemi zgjidhur këto çështje, një urë që na bashkon mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe miqve tanë në Londër e gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Një tjetër tregues i forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes është hapja, dy vjet më parë, e Zyrës së Forcave të Armatosura Britanike në Tiranë. Ne kemi treguar respekt për britanikët e ushtarakët, misionet ushtarake gjatë Luftës së Dytë Botërore te Varrezat që kemi tek Liqeni i Tiranës. Më vjen mirë që bashkëpunimi është tani në të njëjtin nivel me të gjallët, me ata që sot përfaqësojnë NATO-n, sot përfaqësojnë talentet tona më të mira në fushën e mbrojtjes, në një botë që gjithmonë po bëhet më e pasigurt dhe që po duhet gjithnjë e më shumë që kombet të dinë kë kanë aleat, kë kanë miq dhe kë kanë partner, në çështje të sigurisë. Sot jam vërtet mirënjohës, që në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, gjatë vitit 2021 janë nënshkruar marrëveshjet e partneritetit, tregtisë, bashkëpunimit. Marrëveshja për transferimin e personave që vuajnë dënimin, për ta transferuar dënimin pranë familjeve të tyre këtu dhe marrëveshjes së ripranimit që kanë qenë disa nga negociatat kyç, për të themeluar një raport të ri special mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe”, përfundoi ai. S.B

Të fundit

Çfarë i tha? Putin zhvillon bisedën e parë telefonike me Papa Leon XIV

Kremlini ka konfirmuar se Presidenti Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me Papa Leon XIV, e cila është...

VIDEO: Deputetja shokon kolegët, nxjerr foton nudo në mes të Parlamentit

Një deputete e Zelandës së Re ka habitur kolegët duke treguar një portret nudo të saj në parlament. Laura McClure bëri bujë në media, ndërsa...

E rëndë, rrufeja godet për vdekje 65-vjeçarin në Ersekë

Ndryshimet e papritura atmosferike kanë sjellë edhe pasoja, teksa shkarkesa elektrike ka shkaktuar një viktimë në zonën e Ersekës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme...

Zelensky thirrje Putinit për paqen: Takohemi kur të doni!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar homologun e tij rus, Vladimir Putin për të nënshkruar një armëpushim për dhënie fund të luftimeve, teksa...

Fëmija u rrëmbye dhe u fsheh në Spanjë për 11 vjet, nëna përfundon në…

Një rast tronditës rrëmbimi familjar është zbuluar nga autoritetet italiane dhe ato spanjolle, duke çuar në arrestimin e katër personave për rrëmbimin dhe fshehjen...

Lajme të tjera

Web TV