Skema për pronarët që preken nga ndërtimet pa leje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej reformës së ndërmarrë në 2014-n, duket që e vetmja skemë, e cila ka funksionuar ka qenë ajo për kompensimin e pronarëve, të shpronësuar për efekt të procesit legalizues. Vetëm përgjatë 6 mujorit të parë të këtij viti, kanë marrë paratë e kompensimit për tokën e zënë nga ndërtimet pa leje 276 familje, ndërsa Agjencia e Pronave ka njoftuar çeljen e aplikimeve për fondin 5 milionë dollarë.

“Në zbatim të vendimit “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, ATP njofton fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale.

Procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituesve do të fillojë në datën 05.08.2024 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë”, thuhet në njoftimin e agjencisë ku pasqyrohen edhe vendimet që kanë kaluar në Qeveri, me emrat e qytetarëve që pajisen me lejen e legalizimit nga njëra anë dhe anën tjetër emrat e pronarëve që do të marrin paratë e kompensimit.

Në fazën e parë këto familje përfitojnë 70 për qind të vlerës që ka prona e tyre sot në treg dhe për pjesën e mbetur qëndrojnë në listëpritjeje. Aplikimet, sipas ATP bëhen online përmes portalit “e-Albania” ndërsa dokumentet, përveçse në portal duhet të dorëzohen edhe përmes shërbimit postar.

Përveç kërkesës për kompensim, nga qytetarët kërkohet po ashtu dëshmia e trashëgimisë, prokurë, numër llogarie, fotokopje e kartës së identitetit dhe mandat pagesa për shlyerjen e tarifës 2 mijë lekë.

“Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm”, sqarohet në mbyllje nga ATP./   S.M

Të fundit

Shkurtohen fondet për arsimin dhe shëndetësinë, rriten për infrastrukturën

Ndryshimet e mes-vitit të buxhetit 2025 që u miratuan pak ditë më parë nga parlamenti rrisin më tej financimin...

Propozimi i pesëve sheikëve të Hebronit që ka tronditur Lindjen e Mesme

Pesë sheikët e Hebronit propozojnë “Emiratin e Bregut Perëndimor” dhe shprehen të gatshëm ta njohin Izraelin Një deklaratë e pazakontë nga pesë sheikë të fuqishëm...

Gustav Weigand, një guhëtar pionier i Ballkanit

Përgatiti: Leonard Veizi Gustav Weigand është një figurë thelbësore në fushën e gjuhësisë ballkanike. Ai ishte një dijetar i jashtëzakonshëm, puna e të cilit shtrihet...

Pensionet/ Koeficientët e rinj të rivlerësimit të pagave, përfitojnë mbi 40 mijë persona

Në dokumentin që pritet të kalojë shumë shpejt për miratim në qeveri, është miratuar koeficienti i indeksimit të bazës së vlerësuar që është caktuar...

Euro nuk lëviz, paundi në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 8 korrik 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.8 lekë dhe do të shitet me 83.8 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV