E pazakontë/ Petro Gjikuria uron Vangjel Tavon për fitoren në Himarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

hembull demokracie na vjen nga Himara pas përfundimit të procesit të numërimit të votave. Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për Himarën ka uruar kandidatin fitues të Partisë Socialiste Vangjel Tavo.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se pas certifikimit të rezultatit, Gjikuria ka zhvilluar një bisedë telefonike me Vangjel Tavon, ku i ka shprehur urimin për fitoren e zgjedhjeve.

Pavarësisht tensioneve mes PS dhe opozitës, dy kandidatët Gjikuria dhe Tavo zhvilluan një fushatë lartë sulmeve dhe akuzave personale. Gjatë ditëve të fushatës, kandidati i PS deklaroi se ishte gati t’i jepte postin e nënkryetarit të Bashkisë rivalit të tij.

Dje, pak orë pas mbylljes së kutive të votimit, në deklaratën e parë për mediat, Gjikuria edhe pse deklaroi se kishte fituar zgjedhjet la të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Vangjel Tavon.

Një gjest demokracie, për shumëkënd i papritur duke marrë parasysh gjithë këtë periudhë tensioni e beteje për Himarën, por që mesa duket është mbyllur me shumë qytetari.

Të fundit

Gazeta greke ‘Kathimerini’: Shqipëria dhe Greqia po zgjidhin mosmarrëveshjet

Gazeta më e madhe greke “Kathimerini” në një artikull të saj shkruan se Athina dhe Tirana po i zgjidhin...

Aplikacioni kinez DeepSeek trazon gjigantët e teknologjisë në SHBA, tejkalon ChatGPT

Shfaqja e aplikacionit të inteligjencës artificiale me bazë në Kinë DeepSeek bëri që aksionet të bien të hënën për shumë gjigantë të teknologjisë amerikane , duke...

Polonia përballë krizës demografike, regjistrohet numri më i ulët i lindjeve

Sipas mediave lokale, shkalla e lindjeve në Poloni ka shënuar një rekord të ulët ndërsa kriza demografike e vendit po thellohet. Duke cituar Autoritetin...

Torturimi dhe vrasja e dy të rinjve në ’97-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron

Gjykata e Beratit ka shpallur ditën e sotme vendimin për shpalljen fajtor te Byniamin Hajro, i cili ka qenë i akuzuar për veprën penale...

21 Janari/ Si tentoi Berisha të blinte heshtjen e familjes së Hekuran Dedës

Vëllai i protestuesit të vrarë më 21 Janar, Hekuran Deda, u pyet sot (28 janar) në SPAK, teksa pritet nesër dëshmia e vëllait tjetër. Po...

Lajme të tjera

Web TV