“E para birra, e ndjekur nga rakia”, OBSH: Çdo shqiptar konsumon 5.1 litra alkool në vit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy në tre persona në Europë janë konsumues të alkoolit, duke bërë që Europianët të renditen të parët në botë si alkoolpirës.

Sipas një studimi të OBSH, të rriturit në Europë konsumojnë mesatarisht 9.2 litra alkool të pastër çdo vit, duke u bërë alkoopirësit më të mëdhenj në botë.

Meshkujt konsumonin pothuajse 4 herë më shumë alkool, 14,9 litra, sesa gratë me 4,0 litra në vit.

Përsa i përket Shqipërisë, të dhënat tregojnë një konsumim prej 5.1 litra për frymë në popullatë. Edhe në vendin tonë meshkujt janë konsumuesit më të mëdhenj me 8.4 litra dhe 1.9 litra tek femrat

2,8% e shqiptarëve janë të varur nga alkooli, shifër më e ulët në nivel europian me 5.9%. Sipas ekspertëve, shqiptarët konsumojnë më shumë birrën me 39.6 %, e renditur nga pijet e forta si rakia me 34.1% dhe vera me 24.5 %

Konsumi i alkoolit shihet si faktor risku për fatalitetet. Afro 4,2% e vdekjeve në Shqipëri kanë shkaktar kryesor konsumin e lartë të alkoolit. Në Europë mbi 470 milionë persona janë konsumues aktualë të alkoolit./    S.M

Të fundit

PS, fitore tej parashikimeve në Elbasan/ Ja si ndahen mandatet

Në Qarkun e Elbasanit, deri në orën 07:30 të mëngjesit të së hënës janë numëruar 28 përqind e votave. Në...

Përfundon numërimi në Fushë Arrëz, kryeson Partia Demokratike

Përfundon numërimi në Fushë Arrëz. Rezultati është si më poshtë: PD-ASHM 1315 vota PS 1137 PSD 621 Shqipëria bëhet 25 vota Ndërkohë forcat e tjera kanë marrë secila nga 3...

Mezi po presim qeverinë e re… që të na shpëtojë!

Nga Leonard Veizi U votua! Sovrani foli! U votua me dashuri. U numërua me emocione. Tani nisin akuzat Për fituesit – edhe këtë radhë do thuhet se ata...

Numërohen gati 20% e votave në Tiranë, ja si ndahen mandatet

Kur janë numëruar gati 20% e votave në Qarkun e Tiranës, parashikimi i ndarjes së mandatave favorizon Partinë Socialiste, që duket se do të...

ZGJEDHJET/ Thellohet diferenca mes PS dhe PD! Garë e fortë për vendin e tretë

Janë numëruar 1318 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet,...

Lajme të tjera

Web TV