Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Takimi i tyre vjen në një kohë kur autoritetet e Kosovës i kanë ndërmarrë disa veprime në veri të vendit, pjesë e banuar me shumicë serbe, të cilat janë kundërshtuar nga Serbia dhe serbët e Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do ta hapë urën kryesore mbi lumin Ibër, e cila nga viti 1999 e ndan Mitrovicën në pjesën jugore, të banuar me shumicë shqiptare, dhe në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe. Ditë më parë, autoritetet kosovare i mbyllën nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri të Kosovës.

Veprimet e Kosovës janë kritikuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila i kanë cilësuar ato si të “njëanshme”.

Ndërkohë, pjesëtarët e komunitetit serb protestuan të mërkurën kundër hapjes së urës mbi Ibër, pas paralajmërimit të autoriteteve kosovare se do ta bëjnë një gjë të tillë.

Pas përfundimit të protestës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ftoi pjesëtarët e komunitetit serb të mërkurën të marrin pjesë në një diskutim në Mitrovicën e Veriut, në të cilin tha se mund të njoftohen “mbi përfitimet nga hapja e urës dhe të shprehin shqetësimet e tyre të cilat do të trajtohen nga përfaqësuesit tanë institucionalë dhe institucionet e vendit”.

Të mërkurën më herët, KFOR-i paralajmëroi përsëri se është i gatshëm t’i ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme” për t’i luftuar zhvillimet të cilat mund ta cenojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal, pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

Ushtarët italianë në kuadër të misionit të KFOR-it ndodhen në urën mbi lumin Ibër, ndërsa afër ndodhen edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës që është e para dhe pas misionit të BE-së për sundim të ligjit, EULEX, me të cilat thotë se bashkëpunon ngushtë./kb

Të fundit

Gazeta greke ‘Kathimerini’: Shqipëria dhe Greqia po zgjidhin mosmarrëveshjet

Gazeta më e madhe greke “Kathimerini” në një artikull të saj shkruan se Athina dhe Tirana po i zgjidhin...

Aplikacioni kinez DeepSeek trazon gjigantët e teknologjisë në SHBA, tejkalon ChatGPT

Shfaqja e aplikacionit të inteligjencës artificiale me bazë në Kinë DeepSeek bëri që aksionet të bien të hënën për shumë gjigantë të teknologjisë amerikane , duke...

Polonia përballë krizës demografike, regjistrohet numri më i ulët i lindjeve

Sipas mediave lokale, shkalla e lindjeve në Poloni ka shënuar një rekord të ulët ndërsa kriza demografike e vendit po thellohet. Duke cituar Autoritetin...

Torturimi dhe vrasja e dy të rinjve në ’97-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron

Gjykata e Beratit ka shpallur ditën e sotme vendimin për shpalljen fajtor te Byniamin Hajro, i cili ka qenë i akuzuar për veprën penale...

21 Janari/ Si tentoi Berisha të blinte heshtjen e familjes së Hekuran Dedës

Vëllai i protestuesit të vrarë më 21 Janar, Hekuran Deda, u pyet sot (28 janar) në SPAK, teksa pritet nesër dëshmia e vëllait tjetër. Po...

Lajme të tjera

Web TV