As që i njohim vlerat e jashtëzakonshme të rukolës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E njohim të gjithë: e quajmë rukola. Ka një shije të vendosur, lehtësisht pikante dhe me aromë të këndshme, e famshme për përfitimet terapeutike dhe tretëse.Çfarë përmban rukola?

Kjo perime ka shumë vitamina, A, B6, B9, C e K, kripëra minerale, kalcium, magnes, potaz, hekur dhe shumë fibra.

Përfitimet e rukolës

Rukola përmban sulforafano dhe beta karotene, dy përbërës që kanë një rol të rëndësishëm në parandalimet e tumoreve. Rukola do ju ndihmojë të ndiheni më mirë, falë përfitimeve të saj pastruese, tretëse dhe tonifikuese. Kjo perime e jashtëzakonshme parandalon ulcerat, gastritet dhe problemet e mëlçisë, pasi largon lëngjet e tepërta dhe toksinat.

Rukola stimulon oreksin, por edhe prodhimin e lëngjeve gastrite. Nëse e konsumoni në mënyrë të rregullt, nuk do të keni më probleme me gazrat intestinale, ndërsa do të përmirësoni tretjen e tyre. Përmbajtja e lartë e glukozinoleve lufton viruset dhe bakteret.

Nëse nuk mjafton kjo, ju themi se rukola ka shumë pak kalori (vetëm 25 kalori për 100 g raketa). Ka nga ata që e preferojnë rukolën për veprimin e saj qetësues. Romakët e lashtë e përdornin atë për të përgatitur filtrat e dashurisë.

Kalojmë te pesha: rukola nxit metabolizmin tuaj dhe gjendet gjithnjë në dietat e dobësimit. Edhe për kë vuan nga anemia, është ndër perimet që duhet konsumuar me sasi të mëdha pasi përmban shumë hekur.

Si mund ta konsumoni rukolën

Mënyra më e mirë për ta shijuar këtë perime është në sallatë. Ju mund të përziejnë me lloje të tjera sallate, por ju mund ta hani edhe vetëm, të spërkatur me vaj ulliri ekstra të virgjër. Është mirë të mos i shtojmë kripë, por nëse doni ju e dëshironi, mund të përdorni djathë kaçkavall.

Lexo edhe :  Do të habiteni kur të zbuloni se çfarë i shkakton kondicioneri lëkurës suaj!

Edhe e gatuar rukola gjendet në shumë receta. Por, e gatuar vetëm për një ose dy minuta dhe është gati për t’u ngrënë.

Kundërndikimet

Kjo perime nuk ka shumë kundërindikacione. Duhet shmangur vetëm njerëzit alergjikë dhe ata që marrin medikamente kundër mpiksjes së gjakut. Edhe për ata që kanë probleme me tiroidet, duhet ta konsumojnë me kujdes. Rukola përmban izotiocianate, të cilat mund të pengojnë funksionin e tiroides, duke kufizuar sasinë e jodit të përthithet nga trupi. S.B

Të fundit

I riu akuzon të dashurën se e rrahu në makinë, dhuna po shtohet!

Dhuna në familje vijon të përshkallëzohet në mënyrë shqetësuese në kryeqytet. “Vetëm gjatë fundjavës, në komisariatet e policisë së Tiranës...

Rusi/ Vetëvritet ministri i Transportit Roman Starovoit pas shkarkimit nga Putin

Roman Starovoit, 52 vjeç, Ministri rus i Transportit, i cili u shkarkua sot nga Presidenti Vladimir Putin, kreu vetëvrasje, sipas faqes së internetit të...

Krim në zemër të Thethit/ Rama nxjerr videon, si u hodh në kosh denoncimi i policisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të Prokurores Elsa Gjeli, e cila ka vendosur të mos nisë procedim penal për një...

I riu akuzon të dashurën se e rrahu në makinë

Dhuna në familje vijon të përshkallëzohet në mënyrë shqetësuese në kryeqytet. “Vetëm gjatë fundjavës, në komisariatet e policisë së Tiranës janë denoncuar 25 raste dhune...

Sa shpenzon një turist për 24 orë në Shqipëri

Një europian shpenzon mesatarisht rreth 91 euro kur udhëton në një shtet tjetër të Europës, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe që...

Lajme të tjera

Web TV