Ministri i Brendshëm takon drejtuesit e Policisë në Sarandë dhe jep porositë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministër i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilloi një vizitë inspektuese në qytetin e Sarandës, ku u takua me drejtues vendorë të Policisë së Rendit dhe Kufirit. Ministri i përgëzoi për masat për sezonin turistik dhe shprehu shqetësimet mbi disa problematika të konstatuara. “Mjetet e lundrimit, të cilat i pashë edhe gjatë inspektimit në bregun e Sarandës, janë në përputhje të plotë me planin e masave që keni hartuar. Nga pikëpamja e rendit dhe sigurisë publike duhet të ushtrojmë kontrolle shumë të shpeshta, të respektojnë parametrat e mbylljes së muzikës në oraret e përcaktuara në ligj, sepse pas këtyre orareve nuk do të lejohet askush”, deklaroi Hoxha.

Ai kërkoi masa të posaçme në fushën e qarkullimit rrugor, për të parandaluar ngjarje me pasoja. “Komisariati i Policisë Sarandë duhet të ushtrojë në veçanti një kontroll më të theksuar. Akset kryesore janë të mbingarkuara, punonjësit e Policisë Rrugore duhet të jenë në gatishmëri të plotë për të zbatuar planin e masave”, nënvizoi ministri i Brendshëm.

Gerald Toska, Shefi i Komisariatit Sarandë informoi se bazuar në planin e masave për sezonin, çdo gjë ka shkuar qetësisht. “Kemi marrë edhe forca shtesë nga drejtoritë e tjera për të na mbështetur për sezonin turistik. Koordinohemi me Komisariatin e Kufirit dhe së bashku kemi bërë një plan masash edhe për mjetet lundruese, ku kemi filluar një kontroll të dokumentacionit të të gjitha mjeteve.
Sa i përket Komisariatit, në vazhdimësi, për ndotjen akustike, pas orës 12:00 të natës, nuk tolerojmë të ketë muzikë. Kemi pasur 7 raste, të konstatuara pas orës 12:00, të cilët janë proceduar, janë referuar në prokurori dhe janë sekuestruar pajisjet muzikore. Për këtë aspekt jemi gjithmonë në gatishmëri, për t’u siguruar pushuesve një mjedis sa më të qetë”, tha Kryekomisar Toska.

Lexo edhe :  Paketa e maleve/ Gati projektligji që synon të nxisë zhvillimin ekonomik në zonat malore

Ministri Hoxha, gjithashtu instruktoi strukturat vendore të Policisë, të mbajnë në vëmendje mjetet ujore që përdoren për transport të pushuesve. “Nuk mund të kemi njësi matëse dhe licenca të dhëna, njësoj, për operatorë, që kanë ‘hobby’ lundrimin dhe ndaj operatorëve, që kanë përgjegjësi më të madhe në lundrim dhe marrin pasagjerë me mjete më të mëdha. Kam konstatuar, në raste të caktuara, që korridoret dhe vijat bregdetare të përcaktuara për ndalimin dhe zbritjen e pasagjerëve të mjeteve që lundrojnë, nuk respektohen plotësisht”, u shpreh ministri. “Jemi në pikun e sezonit turistik dhe ngarkesa e Policisë Kufitare është me kapacitet të plotë. Jemi të angazhuar të gjithë për kontrollin e vijës bregdetare, për sigurinë e plazheve për të gjithë turistët, që frekuentojnë Sarandën në këto ditë të sezonit turistik”, tha Fadil Veli, Shef i Komisariatit të Kufirit Sarandë. S.B

 

 

Të fundit

76% e shqiptarëve mbështesin SPAK, Vangjeli: “Karamelja” e hidhur e 9 viteve më parë

Instituti Ndërkombëtar Republikan ka publikuar Anketën Kombëtare për Shqipërinë për drejtësinë, partitë politikë, qeverinë dhe liderët. Në të dhënat...

Ekonomia e klikimeve: Çfarë humbet Shqipëria me mbylljen e TikTok?

Në fundin e muajit dhjetor, kryeministri Rama lajmëroi mbylljen e platformës TikTok në territorin e Shqipërisë për një vit, duke i atribuar kësaj platforme...

Meloni për marrëveshjen e energjisë së gjelbër: Prodhimi në Shqipëri, eksporti në Itali

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni ishte pjesë e takimit në Abu Dhabi ku u nënshkrua marrëveshje trilaterale Shqipëri-Itali-Emiratet e Bashkuara Arabe për prodhimin e...

Moti i keq në Dibër, 6 fshatra të bllokuara; shkollat i rikthehen mësimit

Pas situatës së krijuar prej disa ditësh nga moti i keq, sot në të gjithë Qarkun e Dibrës vazhdon mësimi rregullisht. Autoritetet vendore kanë bërë...

A do të përfundojë bota në vitin 2060? Parashikimi i Isak Njutonit

Kur ai nuk ishte i zënë duke qenë një nga shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave (ose duke i futur gjilpërat e...

Lajme të tjera

Web TV