Sardelet janë sekreti për një lëkurë me shkëlqim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse keni kaluar qoftë edhe pak minuta në TikTok kohët e fundit, me siguri që e keni parë teorinë e fundit që po qarkullon në lidhje me sardelet dhe efektin e tyre në lëkurën e fytyrës.

Për ata që nuk e dinë, sardelet janë peshq të vegjël që jetojnë në oqean. Ato shpesh piqen në skarë ose hahen direkt nga kanaçet ku janë konservuar në vaj, ujë ose lëngje të tjera të ndryshme si lëngu i domates, perimeve etj. Kokat e sardeleve zakonisht hiqen kur konsumohen, ndërsa halat dhe lëkura gëlltiten siç janë. Një kërkim i thjeshtë në Google do t’ju tregojë se sardelet janë të mbushura me vitamina, minerale dhe acide yndyrore, duke përfshirë magnezin, hekurin, kalciumin, vitaminën D, zinkun dhe kaliumin. Por nëse hani mjaftueshëm sardele, a është e vërtetë që ato e bëjnë lëkurën të pastër dhe me shkëlqim? Shumë njerëz në TikTok besojnë se përgjigja është po.

A ndikojnë sardelet në përmirësimin e gjendjes së lëkurës suaj?

Përgjigja e shkurtër? Po! Sardelet kanë përmbajtje të lartë të acideve yndyrore omega-3, anti-oksidantë dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në shkëlqimin e lëkurës. “Acidet yndyrore omega-3 njihen për rolin e tyre në reagimin ndaj inflamacioneve, të cilat luajnë rol tek aknet dhe ndihmojnë në ruajtjen e barrierës së lëkurës,” thotë nutricionistja Brianna Diorio.

Cilat janë përfitimet e tjera të kujdesit për lëkurën nga ngrënia e sardeleve?

Pra, sardelet janë një ushqim i pasur me lëndë ushqyese dhe ngrënia e tyre siguron disa vitamina, minerale dhe anti-oksidantë të ndryshëm. “Ngrënia e sardeleve mund të ndihmojë në adresimin e çështjeve të lidhura me lëkurën si aknet, plakja dhe inflamacioni nga probleme si ekzema dhe psoriasis,” thotë mjekja estetiste Katya Khayutin. “Acidet yndyrore omega-3 te sardelet reduktojnë ashpërsinë e akneve dhe inflamacionin e lëkurës, ndërsa proteinat dhe lëndët ushqyese mbështesin prodhimin e kolagjenit, duke zvogëluar rrudhat dhe linjat e imëta.”

Lexo edhe :  Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Një sasi ideale sardelesh është gati 30 gramë dhe është mirë që t’i përfshini ato në regjimin tuaj ushqimor, të paktën tre herë në javë. Por, e rëndësishme është që t’i kombinoni me një dietë të pasur, një rutinë të kujdesit ndaj lëkurës, mbrojtje nga dielli, një jetë të shëndetshme me aktivitet fizik etj./E.Ç

Të fundit

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit e pranon: Fëmijët në kopësht u helmuan

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit ka reaguar pas lajmit se disa fëmijë të një kopështi shtetëror në Gramsh janë...

KQZ miraton rezultatin final të zgjedhjeve, PD ankimon për Kukësin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit, duke i hapur rrugë fazës së...

Kapet në Firence çifti shqiptar me 23 kg kokainë të pastër

Një operacion i policisë italiane në Firence ka çuar në arrestimin e një çifti shqiptar, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Dy të rinjtë,...

Taylor Swift e lumtur që miqësia me Lively ka mbaruar!

Taylor Swift thuhet se ka hequr dorë nga miqësia e saj dhjetëvjeçare me Blake Lively pasi u përfshi pa dëshirë në dramën ligjore të...

Lamtumira e një legjende, Luka Modric përcillet mes duartrokitjeve nga Bernabeu

Real Madrid e ka mbyllur me fitore këtë edicion në La Liga, duke mundur në “Santiago Bernabeu” Real Sociedadin me shifrat 2-0, ku protagonist...

Lajme të tjera

Web TV