Bëri 48 vite burg për një vrasje që s’e kishte kryer, 7.15 milionë dollarë dëmshpërblim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 71-vjeçar afrikano-amerikan do të marrë 7.15 milionë dollarë dëmshpërblim për shkak se ka kaluar gati gjysmë shekulli pas hekurave për një vrasje që nuk e ka kryer në shtetin amerikan të Oklahomas.

Kur u shpall i pafajshëm vitin e kaluar, Glenn Simmons personi më gjatë i burgosur gabimisht në historinë e SHBA-së, sipas Regjistrit Kombëtar të Shfajësimeve. Pasi u lirua pasi kreu 48 vjet, një muaj e 18 ditë burg, ai ngriti një padi kundër qytetit Edmond, Oklahoma dhe një inspektori policie që luajti rol në arrestimin e tij. Të hënën, Këshilli Bashkiak i Edmondit miratoi një zgjidhje jashtë gjykatës për të shmangur shndërrimin e çështjes në një betejë ligjore, tregojnë dokumentet publike.

Marrëveshja përfundon “pjesërisht” padinë “kundër qytetit dhe policisë” që përdori prova të falsifikuara për të akuzuar Simmons “për vrasje”, shpjeguan avokatët e tij në një deklaratë të lëshuar të martën. “Z. Simmons kaloi një kohë tragjikisht të gjatë në burg për një krim që nuk e kreu,” këmbënguli Elizabeth Wang, një anëtare e ekipit të tij ligjor. “Megjithëse ai nuk do ta kthejë kurrë atë kohë, zgjidhja me qytetin e Edmondit do ta lejojë atë të ecë përpara ndërsa ai vazhdon të mbrojë të drejtat e tij” duke luftuar Oklahoma City dhe inspektorin”, tha Wang.

Kur u kontaktua nga AFP, bashkia e Edmondit nuk pranoi të komentonte. Glenn Simmons dhe një burrë tjetër, Don Roberts, u dënuan me vdekje në 1975 për vrasjen e një punonjësi 30-vjeçar gjatë një grabitjeje në Edmond. Më pas dënimi i tyre u ndryshua në burgim të përjetshëm. Dënimi i dy burrave u bazua në dëshminë e dëshmitares së vetme, kliente e dyqanit, një adoleshente e cila u plagos në kokë nga një plumb gjatë grabitjes, por shpëtoi. S.B

Të fundit

Zgjedhjet/ Miratohet fondi për partitë politike, ja sa është shuma që do të shpërndahet

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar 150 milionë euro për t’u shpërndarë partive politike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në...

Projektligji për pensionet, zv.ministrja e Ekonomisë: Ja kur njihen vitet e punës

Zv.ministrja e Ekonomisë, Olta Manjani, ka shpjeguar në Komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë projektligjin e ri për njohjen e viteve të punës,...

Strehim politik tek Berisha

Nga ARTUR AJAZI Arben Ahmetaj foli edhe kësaj here. Personalisht e ndoqa vetëm 10 minuta. Dukej sikur do të nxirrte “prova, fakte, akuza konkrete ndaj...

Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë

Njësia evropiane për mbushjen e pijeve të kompanisë Coca-Cola tha të hënën se ka urdhëruar një tërheqje masive të pijeve Coke, Sprite dhe të...

E mërkura sjell kthesën drastike të motit/ Ja cfarë parashikohet të ndodhë

Java ka nisur me mot të qëndrueshëm, por pritet të ndryshojë në ditët në vijim. Meteorologu Hakil Osmani në një raportim tha se e...

Lajme të tjera

Web TV