Një tjetër “Jennifer” në jetën e Ben Affleck, romancë e re pas divorcit nga J-Lo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas muajsh thashetheme se martesa e tij me Jennifer Lopez ka përfunduar, duket se Ben Affleck është sërish beqar. Çifti thuhet se ka finalizuar divorcin e tyre, me burime që pohojnë se ata tani po presin vetëm kohën e duhur për ta shpallur atë. Por Ben mund të ketë tashmë një romancë të re në Hollywood.

Bëhet fjalë se aktorja e njohur, Jennifer Aniston ka një pëlqim të fortë ndaj 51-vjeçarit. Një burim na thotë se ylli i “Friends”, 55 vjeç, ka pasur një dashuri të fshehtë me Ben, që kur ata luajtën në një film së bashku 15 vjet më parë, dhe ajo shpreson që një ditë të jetë Jenniferi i tretë i Ben, pas ish-bashkëshortes së tij, Jennifer Garner dhe këngëtares Jennifer Lopez.
Affleck dhe Aniston luajtën në filmin “He’s Not That Into You”, dhe burimi për revistën “Heat” zbulon:

“Kur ata xhiruan atë film, kishte një kimi të dukshme. Ata ishin të dy me njerëz të tjerë, kështu që asgjë nuk ndodhi. Tani, Jen po i kushton shumë vëmendje”.

Burimi shton:
“Jenifer ka vite që është pak e dashuruar me Ben dhe tani që gjërat mes tij dhe J-Lo po shfaqen hapur, ka një mundësi reale për të kompensuar kohën e humbur”.

Ben Affleck është fotografuar si rrallëherë i lumtur e i buzëqeshur teksa mbërriti në një zyrë në Los Angeles, teksa thuhet se vazhdon të parashikojë përfundimin e martesës së tij 2-vjeçare me Jennifer Lopez. Përpara divorcit të tij të afërt me superyllin e muzikës, fituesi i çmimit Oscar, u shfaq me humor të mirë teksa po ecte nëpër një parking në Beverly Hills./E.Ç

Të fundit

Përmbysje spektakolare në “Metropolitano Stadium”, Barcelona fundos Atletico Madridin

Barcelona ka siguruar një fitore të jashtëzakonshme me shifrat 4-2 përballë Atletico Madrid, duke përmbysur avantazhin 2-0 të madrilenëve,...

Kandidati i PD sulmon partitë e reja: Do djegin vota, do i shërbejnë Edi Ramës

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Besart Xhaferri, tha ne A2 CNN se “Nëse partitë e reja djegin votat dhe zhgënjejnë mbështetësit...

Aksident në Milot, përplasen katër automjete, disa të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Milot, ku janë përfshirë katër automjete. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim...

Para apo pas ngrënies! Kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie madhore për hidratimin e organizmit. Trupi e...

SHBA nuk i bindet vendimit të gjykatës, depërton 250 anëtarë të bandës në ‘El Salvador’

SHBA deportoi më shumë se 250 anëtarë të dyshuar të bandës kryesisht venezueliane në El Salvador, pavarësisht vendimit të një gjykatësi amerikan për të...

Lajme të tjera

Web TV