Vdekja e aktorit të serialit ‘Friends’, arrestohet një person si i lidhur me ngjarjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka arrestuar një person në lidhje me vdekjen nga mbidoza të aktorit Matthew Perry, raportojnë mediat amerikane.

Kujtojmë se aktori i serialit ‘Friends’ u gjet i vdekur në një vaskë në shtëpinë e tij në Kaliforni në tetor 2023.

Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut të Los Anxhelosit ia atribuoi vdekjen e tij efekteve akute të ketaminës, një qetësues që mund të përdoret si një ilaç rekreativ, si dhe për të trajtuar depresionin.

Arrestimi ka ardhur pasi Policia deklaroi në muajin maj se po punonte me autoritetet federale për të hetuar burimin e ketaminës që aktori 54-vjeçar kishte konsumuar.

Perry i ishte nënshtruar terapisë me infuzion me ketaminë për të trajtuar depresionin dhe ankthin, por seanca e tij e fundit u zhvillua më shumë se një javë para vdekjes, siç thuhet në një raport të gjetur në dhjetor./E.Ç

Të fundit

“Bayern të telefonon, pyet dhe… më pas zhduket për disa javë”

Bradley Barcola, Nico Williams, Luis Diaz, Rafael Leao, Cody Gakpo. Lista e yjeve që po kërkon Bayern për krahun...

Papa Leo XIV goditet me një lodër nga turma!

Papa Leo XIV u prit me entuziazëm të madh dhe brohoritje nga mijëra besimtarë në stadiumin e qytetit, gjatë aktivitetit të organizuar për Ditën...

Marihuanë në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

Një operacion i përbashkët mes Policisë Kufitare të Malit të Zi dhe Shërbimit të Sigurisë së Aeroportit të Podgoricës ka çuar në ndalimin e...

Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila i përgjigjet me videomesazh

Deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mile, ka reaguar pas thirrjes publike që i bëri në Kuvend lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Ku...

Shqipëria dënon sulmin e Iranit ndaj Katarit

Shqipëria i është bashkuar bashkësisë ndërkombëtare në dënimin e sulmit të Iranit ndaj shtetit të Katarit. Në një postim në X të Ministrisë së Jashtme...

Lajme të tjera

Web TV