Dinamika e plagosjes/ Polici insistoi të dëgjonte ‘MË FAL’! Gruaja pranoi vetëm një flirt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sikur nëna e dy fëmijëve t’i kërkonte të falur bashkëshortit të saj në takimin e fundit me të, polici Erjon Goxhara ndoshta do t’i shpëtonte sulmit emocional, e nuk do shtinte me 6 plumba Lorenc Kostën.

Disa orë para krimit në 19 gusht, Goxharja me gruan, dhe nipin e tij, u ulën për të biseduar, në një qendër tregtare në periferi të Tiranës. Takim mes debatesh e tensionesh, ku burri e akuzonte dhe ajo që mbrohej.

Gruaja pranoi një flirt, apo një rast intim me 45-vjecarin, inxhinierin Kosta, koleg pune në ERE, ku ishte juriste. Por nuk i pranoi burrit, lidhje jashtëmartesore, thuhet në dosje. Gruaja pranoi gabimin, por jo tradhtinë. “Kërko falje”- këmbëngulte Goxharja.

Në dëshminë e nipit të burrit, thuhet se ajo i binte kokës me grushte, ndoshta e penduar për çfarë kishte ndodhur, por jo ndjesë. Aq sa mund të ketë bindur edhe të shoqin, i cili ishte në gjendje psikologjike të rëndë, midis ndjesive të nderit dhe të turpit. “Ishte i acaruar, por nuk e sulmoi fizikisht, kishte vetëm debat mes tyre”, thotë nipi.

Kur përfunduan takimin, sipas dosjes, Erjon Goxharja, shkoi tek Komuna e Parisit, aty ku edhe banonte Lorenc Kosta baba i një vajze 16 vjeçe, që ka synuar kryetarin e ERE-s. Edhe herë të tjera ishte prezentë në atë zonë, thjesht e vëzhgonte shënjestrën tij, por nuk ka dyshime për qëllimin e vrasjes, thotë prokuroria.

I gjendur përballë Kostës që mesa duke e ka parë me injorim, Goxharja duket se pësoi një tjetër sulm emocional. Nxori pistoletën dhe shtiu 6 herë mbi të, në pjesën e poshtme të trupit; një plumb në bark, tre në këmbë. I plagosuri, aktualisht është jashtë rrezikut për jetën

Lexo edhe :  Pretendon se i kanë vjedhur vota, Aulon Kalaja paraqitet në SPAK

E filmon atë çfarë bëri dhe videon ia dërgon të plagosurit në telefon: “Mëso të mos futesh më në shtëpitë e të tjerëve, dhe të hash djersën e tyre”. Më pas telefonon djalin, dhe takohet me të te rreth-rrotullimi i Shkozës. Të dy morën një taksi dhe shkuan në drejtim të Freskut. Djali i tregoi hetuesve, se kur mbërritën tek Thesari i Shtetit në Dajt dy policë civilë, gati e kapën, por ai u largua më vrap, duke thënë  “më mirë vdes se të kalbem në grup”Djali tregoi edhe për konfliktet me prindërve që nisën në mes të korrikut, kohë kur sipas tij, nëna pranon dyshimet e Goxharës për tradhti me Kostën. Efektivi 46-vjeçar Erjon Goxhara, është akoma në arrati. Për këdo që jep informacion policia ka vendosur shpërblim shumën 10.000 euro./E.T

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV