Aksion i Policisë së Kosovës në Veri, mbyllen pesë komuna paralele

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë mbyllur objektet e institucioneve paralele lokale në veri të vendit. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, pas operacionit të Policisë së Kosovës, ka treguar se sa institucione ilegale janë mbyllur.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi sqaroi se bëhet fjalë për mbylljen e disa institucioneve paralele që ishin me direktiva të Serbisë. “Sot, pas një koordinimi të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës, janë mbyllur institucionet paralele ilegale të Vetëqeverisjes Lokale, të cilat kanë funksionuar nën direktiva të Serbisë duke cënuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi tha se komunat paralele të cilat nuk do të operojnë më janë: Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut, Komuna paralele e Leposaviqit. Këto 5 sot i bashkohen 7 komunave të tjera paralele të cilat u mbyllën në Prizren, Pejë, Suharekë, Istog, Klinë, Rahovec dhe Dragash.

Krasniqi është zotuar se institucionet e Kosovës do t’iu ofrojnë shërbime të gjithë qytetarëve pa dallime përfshirë edhe atyre serb.

“Institucionet e Republikës së Kosovës ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët, pa dallim. Ato janë adresa e duhur për të gjitha kërkesat dhe nevojat e qytetarëve tanë. Mbesim të përkushtuar për sa më shumë shërbime me cilësi sa më të lartë”. “Qytetarët pa asnjë dallim, kanë adresë të saktë ku mund t’i marrin shërbimet komunale dhe strukturat paralele e kanë të qartë se nuk mund të operojnë jashtë kornizës ligjore të Republikës së Kosovës”.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal ka deklaruar tutje se nuk ka vend për operim ilegal dhe shërbime paralele në asnjë hapësirë të Republikës së Kosovës. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se mbyllja e institucioneve serbe në veri të Kosovës do të ketë “pasoja të gjera në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Lexo edhe :  “VetëVendosje, pa program”/ Analistët në Kosovë: Paaftësi për ofertë për qytetarët

“Albin Kurti ka filluar të mbyllë të gjitha institucionet serbe në veri të krahinës, të cilat nuk janë institucione paralele, por institucione që duhet të jenë bazë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha Petkoviq.

Ai shtoi se institucionet e mbyllura u kanë ofruar serbëve në Kosovë “një minimum shërbimesh publike dhe ekzistenciale si, beneficione sociale përmes pagave dhe pensioneve”. Më herët, Policia e Kosovës tha se, me kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, e zhvilloi një operacion policor në katër komuna në veri të Kosovës.

“Qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë dhe ndërprerja e aktiviteteve në pesë objekte të cilat janë shfrytëzuar në cilësi të komunave ilegale, e të cilat janë në kundërshtim me rendin juridik kushtetues”, tha Policia. S.B

Të fundit

Aplikacioni kinez DeepSeek trazon gjigantët e teknologjisë në SHBA, tejkalon ChatGPT

Shfaqja e aplikacionit të inteligjencës artificiale me bazë në Kinë DeepSeek bëri që aksionet të bien të hënën për...

Polonia përballë krizës demografike, regjistrohet numri më i ulët i lindjeve

Sipas mediave lokale, shkalla e lindjeve në Poloni ka shënuar një rekord të ulët ndërsa kriza demografike e vendit po thellohet. Duke cituar Autoritetin...

Torturimi dhe vrasja e dy të rinjve në ’97-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron

Gjykata e Beratit ka shpallur ditën e sotme vendimin për shpalljen fajtor te Byniamin Hajro, i cili ka qenë i akuzuar për veprën penale...

21 Janari/ Si tentoi Berisha të blinte heshtjen e familjes së Hekuran Dedës

Vëllai i protestuesit të vrarë më 21 Janar, Hekuran Deda, u pyet sot (28 janar) në SPAK, teksa pritet nesër dëshmia e vëllait tjetër. Po...

Emigrantët në Shëngjin, 4 prej tyre do kthehen mbrëmjen e sotme në Itali, ja arsyeja

TIRANE- Katër nga 49 emigrantët që mbërritën sot në Shëngjin do të dërgohen në Itali mbrëmjen e sotme. Sipas burimeve bëhet fjalë për tre emigrantë të mitur dhe...

Lajme të tjera

Web TV