3 shtator 1939/ Nis Lufta e Dytë, Britania dhe Franca i shpallën luftë Gjermanisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 3 shtator të vitit 1939 fillon Lufta e Dytë Botërore. Si përgjigje për pushtimin e Polonisë nga Hitleri, Britania dhe Franca, të dyja aleate të vendit të pushtuar, i shpallën luftë Gjermanisë, duke filluar Luftën e Dytë Botërore.

Viktima e parë u bë anija britanike e linjës oqeanike, Athenia, e cila u fundos nga nëndetësja gjermane U-30, që e mendoi anijen britanike një anije luftarake. Në anije kishte më shumë se 1.100 pasagjerë, 112 prej të cilëve humbën jetën, midis tyre 28 amerikanë. Presidenti Ruzvelt, ndonëse ishte i shqetësuar nga tragjedia, deklaroi se Amerika nuk do të dërgonte ushtrinë e saj në Europë. Shtetet e Bashkuara do të qëndronin neutralë për disa vite.

Britania, nga ana e saj, si fillim, hodhi mbi Gjermani 13 ton fletëpalosjeve propagandistike kundër nazistëve. Më 4 shtator, ata filluan të bombardonin anijet gjermane, duke u shkaktuar humbje të mëdha. Ata gjithashtu synonin të mos dëmtonin civilët gjermanë. Ushtria gjermane, sigurisht, nuk ishte kaq e frenuar. Franca, pas dy javësh, do të fillonte një sulm kundër kufirit perëndimor gjerman. Përpjekja e tyre u dobësua në një korridor të ngushtë prej 250 km , që të çonte në frontin gjerman, i rrethuar nga kufijtë e Luksemburgut dhe Belgjikës, të dyja vende neutrale. Gjermanët minuan korridorin, duke ndaluar sulmin francez.

Kalendar

1783 – Lufta Revolucionare Amerikane përfundon me nënshkrimin e Traktatit të Parisit midis Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.

1875- Ferdinand Porsche, inxhinieri dhe themeluesi i makinave Porsche, lindi më 3 shtator të vitit 1873 në Maffersdorf, Austri.

1914 – I këshilluar nga përfaqësuesit e fuqive të mëdha, Princ Vidi largohet nga Shqipëria, duke e lënë vendin pas vetëm gjashtë muajsh për shkak të kundërshtimit ndaj sundimit të tij.

Lexo edhe :  Një javë në Shtëpinë e Bardhë: A po e ndryshon Trumpi kursin e politikës amerikane?

1920 – Merr fund Lufta e Vlorës – Trupat italiane tërhiqen nga Vlora duke ruajtur vetëm kontrollin e ishullit Sazan, ndërsa forcat vullnetare shqiptarë hyjnë triumfalisht në qytetin e çliruar.

1944 – Ana Frank dhe familja e saj transportohen me tren nga kampi tranzit Westerbork për në kampin e përqëndrimit Auschwitz, ku mbërrijnë 3 ditë më vonë.

2004 – Kriza e pengjeve në Beslan të Osetisë veriore përfundon me vdekjen e mbi 300 njerëzve, më shumë se gjysma e të cilëve ishin fëmijë.

 

Të fundit

Strehim politik tek Berisha

Nga ARTUR AJAZI Arben Ahmetaj foli edhe kësaj here. Personalisht e ndoqa vetëm 10 minuta. Dukej sikur do të nxirrte...

Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë

Njësia evropiane për mbushjen e pijeve të kompanisë Coca-Cola tha të hënën se ka urdhëruar një tërheqje masive të pijeve Coke, Sprite dhe të...

E mërkura sjell kthesën drastike të motit/ Ja cfarë parashikohet të ndodhë

Java ka nisur me mot të qëndrueshëm, por pritet të ndryshojë në ditët në vijim. Meteorologu Hakil Osmani në një raportim tha se e...

Aksident me vdekje në Shkodër, i riu përplas me makinë të moshuarin

Një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të regjistruar në Shkodër ditën e sotme. “Rreth orës 10:15, në aksin rrugor...

Trump rikthen në ushtri trupat që refuzuan të merrnin vaksinat kundër COVID-19

Donald Trump nënshkroi një sërë urdhrash ekzekutivë, e një nga ta rivendos mijëra trupa që u dëbuan nga ushtria për refuzimin e vaksinave COVID-19...

Lajme të tjera

Web TV