Misteri i kësaj fotografie të shkrepur nga italianët në ish-postën kufitare të Peshkëpisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në këtë fotografi është koloneli në pension Adem Ismaili nga Dragobia e Tropojës. I ka kaluar të tetëdhjetat dhe jeton. Ja kërkova këtë fotografi të dëmtuar nga vitet dhe ai ma postoi në faqen time të fejzbukut. Komentet qenë të shumta. Pati dhe fyerje. Pse e reklamon këtë fotografi më thoshin? Akoma me kufi, me piramida e me vrasës. Po si është historia e kësaj fotografie të rrallë? Në vitin 1975 Adem Ismaili ishte komandanti i postës kufitare të Peshkëpisë, ku 19 vjet më vonë ndodhi një masakër e përgjakëshme në të cilën humbën jetën komandanti Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini. Pikërisht në atë vit tek piramida 23 një kompani italjane bënte kërkime dhe xhvarroste ushtarët e vrarë në luftën italo – greke. Kërkimet ishin të vështira. Ato bëheshin vijës së kufirit, ku forcat e kufirit të Shqipërisë dhe ato të Greqisë ishin në armiqësi. Komandanti i postës të atij viti Adem Ismali me porosi të veçantë nga minstri i brendshëm kryente shërbim të pandërprerë. Ai me dylbitë në qafë vrojtonte dhe koburen nuk e hiqte nga dora. Gishin e mbante në këmbëz. Italianët që bënin gërmime me harta në duar, me kazma, lopata dhe me qeset ku vendosnin numërat, shishet dhe shënjat që i gjenin në varret e ushtarëve të vrarë i çudite qëndrmi i oficerit të kufirit shqiptar. Atyre u dukej një zgalem. Nuk e ulte vigjilencën në asnjë çast. Ai i çonte ekipit italian që gërmonte për eshtrat e të vrarëve bidona me ujë. I mbushnin kufitarët tek vrella e Bogazit. Por sipas rastit u çonte dhe thasë me arrë të cilat ja dërgonte kryetari i kooperativës Spiro Lëngo, i cili gjithashtu kishte porosi nga Mehmet Shehu. Një drekë Adem Ismaili u çoi dhe një byrek me lakror të cilin e kishte gatuar gruaja e tij Ferideja e cila e kishte banesën poshtë postës kufitare të Peshkëpisë. Ditën kur grupi i italianëve i mori të zhvarrosurit ata i dhanë dorën Adem Ismailit që nuk largohej nga piramida. Njëri prej tyre i dhuroi dhe një fotografi. Po ta lë si kujtiim i tha italiani. Ta kam shkrepur fshehtas që të mos prishja rregullin e shërbimit.

Lexo edhe :  3 Korrik 1967: Beteja e Kraterit gjatë emergjencës së Adenit

Adem Ismalili e ruajti foton në një valixhe druri. Në ato vite nuk lejohej të bëhej fotografi në piramidë aq më tepër që mbi piramidën 23 ku italianët bënin gërmime vrojtonin dhe kufitaër grek. Deri këtu s’ka asgjë interesante për lexuesit e gazetës. Por për ata që më fyenin ka një detaj që ata duhet ta dinë. Aty ku Adem Ismali është fotografuar fshehtas nga një italian që bënte zhvarrimet kalon rruga nga erdhi banda që bëri masakrën e Peshkëpisë, ku mbeti i vrarë shoku i rinisë time Fatmir Shehu. Në rini edhe unë kam qenë në Kakavijë dhe në Peshkëpi.

Të fundit

Zyrtare, Fatjon Tafaj emërohet trajneri i ri i ekipit kombëtar U-17

Fatjon Tafaj është trajneri i ri i Kombëtares shqiptare U-17. Federata e Futbollit ka arritur marrëveshjen me trajnerin shqiptar, i...

U lirua me kusht nga burgu/ Berisha rikthen me urgjencë Salianjin në detyrë

Kreu i PD Sali baerisham, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se ish-deputeti Ervin Salainji, i cili vetëm pak më parë u lirua...

Spiropali: SPAK dhe GJKKO i kanë dhënë më shumë legjitimet procesit të integrimit në BE

Duke vlerësuar arritjet e deritanishme në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta, Spiropali tha se Kuvendi ndan të njëjtin vlerësim me raportin e...

Berisha sulmon dhe fyen kreun e SPAK-ut/ Altin Troplini është Irena me pantallona!

Kryetari i PD-së hodhi akuza të rënda edhe ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, për çështjen e pasaportës së Irena Gjokës, duke thënë se...

“Po i bëjnë terror psikologjik”/ Berisha ankohet për vuajtjet e Metës në burg

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp nga selia blu se ndaj Presidentit të PL, Ilir Meta po bëhet terror psikologjik...

Lajme të tjera

Web TV