Cilat janë arsyet e rritjes së çmimit të apartamenteve në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e çmimit të apartamenteve në Tiranë ishte tema e diskutimit në studion e “7pa5”, ku e ftuar përball dy moderatorëve ishte inxhinierja e ndërtimit Izabel Senkaj. Inxhinieria në fjalën e saj tha se sot në kryeqytet kemi një rritje të madhe të çmimit të apartamenteve, qoftë kjo me qera apo për të blerë dhe faktorët që kanë ndikuar në këtë drejtim janë pandemia por edhe tërmeti i viti 2019.

“Përqëndrimi i popullsisë është në Tiranë, sepse mundësitë në infrastrukturë dhe arsimim janë më të zhvilluara. Punësimi është edhe më i madh jo vetëm në një sektor, por edhe në sektor të ndryshëm. Pas pandemisë, ndikoi shumë rritja e ccmimeve. Por edhe periudha e tërmetit u vu në pah cilësia e ndërtimeve dhe u ndikua në rritjen e çmimit dhe në rritjen e faktorit teknik të ndërtimit.

Për studentët, qerat kanë një rritje dhe është e papërballueshme dhe më mirë të gjenin hapësira në konvikte. Jetesa në konvikt ka ndryshuar dhe ka pasur një standard të ri të ndërtimeve me kodina të reja dhe rikonstruksion me standardet europiane. Edhe unë nëse do isha studente sot, do jetoja në konvikte.

Rritja e çmimeve nuk po sjell kërkesë masive të klientëve. Ka banorë që duan të blejnë shtëpi, por jo në masë. Ndërtimet janë masive dhe kërkesa e blerësve është më e ulët. Blerësit janë vendas, por ka edhe një pjesë të huaj.

Investitorët e huaj janë përqëndruar në pjesën bregdetare të jugut”, tha inxhinierja e ndërtimit. Izabel Senkaj shtoi më tej se do të ketë një “shryrje” të çmimeve pas një 10-vjeçari, por sipas saj jo në mënyrë drastike.

“Me ndërtimet e kullave, ka një standart më të lartë. Edhe arkitektura është rregulluar dhe kjo do futet në çmim.

Lexo edhe :  Lushnje, Balluku kërkon dorëheqjen urgjente të drejtorëve dhe administratorëve

Duke qenë se jemi në raport të zhdrejt, do vijë një moment që do ulen edhe çmimet, por jo në mënyrë drastike Një 10 vjeçar mund të ketë këtë trend, e më pas do ulen çmimet, por jo në mënyrë drastike.

Në Tiranë kemi shumë pak hapësirë të lirë, por edhe njerëzit nuk është se po e kërkojnë. Sasia e zhvillimit masiv nuk është mirëmenduar. Shpërndarja nuk është menduar nga një urbanist dhe kjo është një pengesë.

Një identitet në Tiranë nuk kemi, sepse secili ka arkitekturë të ndryshme. Arkitekti nuk ruan një stil që i përshtatet historisë, por ku të gjejë hapësira të ngrejë një kullë e të ngjaj me Dubain.

Një rezidencë që është ndërtuar me cilësi nisen nga elementët parësorë që e bëjnë më të qëndrueshme”, u shpreh inxhinierja në emisionin “7pa5”./    S.M

Të fundit

Komuna e Prishtinës nderon me Çmimin e Mirënjohjes CEO-n e SIGAL, z. Avni Ponari

Sot, CEO-s së SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari, në shenjë nderimi e mirënjohjeje për kontributin në jetën ekonomike,...

Real Madrid dhe Chelsea, gati shkëmbimi i bujshëm mes dy klubeve big

Real Madrid dhe Chelsea po projektojnë një shkëmbim të bujshëm në merkato, me dy yje që janë jashtë planeve të trajnerëve respektivë të të...

“Vendi më i humbur në Shqipëri”, premierë në amfiteatrin e Durrësit

Me humor, ironi dhe reflektim mbi harresën, “Vendi më i humbur në Shqipëri” ngjiti në skenën antike të Amfiteatrit të Durrësit historinë e një...

Historike! Firmoset akordi për urën që do të bashkojë Italinë me Siçilinë

Marrëveshja programore për ndërtimin e Urës së Ngushticës së Mesinës që do të bashkojë Italinë me Siçilinë, është nënshkruar zyrtarisht në Ministrinë e Infrastrukturës...

Pengmarrje dhe tendera! Si SPAK zbuloi ngjarjen në shtëpinë e zyrtares së KPP-së

SPAK gjatë hetimeve, ka zbuluar një ngjarje kriminale të dyshuar të ndodhur në vitin 2020. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i...

Lajme të tjera

Web TV