Hapat që duhet të ndiqni/ Nuk u kanë quajtur vitet e punës dhe përfitoni pension të ulët?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të shumtë janë pensionistët të cilët ankohen se u kanë humbur vitet e punës, e për rrjedhim, ata kanë pasur një përfitim më të ulët monetar. Ky ishte edhe shqetësimi i një qytetare, e cila telefonoi në emisionin “7pa5” dhe kërkoi një mendim nga eksperti i sigurimeve shoqërore Kujtim Hoxha.

Lidhur me këtë shqetësim, Hoxha i kujtoi telefonueses, por edhe pensionistëve të tjerë që kanë të njëjtin problem që të zgjidhin çështjen përmes ligjit 7501, ku në institucionin përkatës do të duhet të plotësojnë një formular për të vërtetuar se në periudhat që u kanë humbur, kanë qenë në punë. Një tjetër rrugë sipas ekspertit janë edhe zgjidhjet përmes proceseve gjyqësore.

“Me ligjin 7501 kooperatiuvat i shpallën që nuk kanë më aktivitet.

Qeveria ka nxjerrë një ligj, 169/2020 që parashikon që 74 kooperativave u mungojnë dokumetat dhe ka parashikuar që të plotësojë disa dokumenta, për të shkamngur edhe gjyqet. Kur ka mbaruar arsimin, periudhën tjetër duhet të provojë që nuk ka qenë e dënuar dhe më pas me plotësimin e një formulari se ku ka punuar dhe ngrihet një komision që i vlerëson.

Në të gjitha kooperativat ka mungesa të pjesshme. Në këtë rast bëhen përpjekje maksimale, duke kërkuar vjetërsinë e punës në arkivin qendror dhe kur gjendet zgjidhet, kur nuk gjendet u drejtohen gjyqeve”, tha Hoxha./    S.M

Të fundit

Korrik 1995/ Masakra e Srebrenicës, një nga kapitujt më të errët të Evropës moderne

Në korrik të vitit 1995, në përfundim të Luftës së Bosnjës (1992–1995), ndodhi një prej krimeve më të rënda...

Izraeli sulmon nga ajri Gazën, raportohet për të paktën 33 viktima

Sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë të paktën 33 palestinezë në Gazë, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën, ndërsa ushtria izraelite njoftoi se ka goditur...

‘Largohem pa pengje’, Dhurata Çupi: Partia Demokratike kërkon reformim, por…

Të enjten që lamë pas, Kuvendi mbylli dyert. Për disa deputetë për t’u rikthyer në shtator, e për 83 të tjerët seanca e 3...

Tragjedi në Mirditë/ 47-vjeçari humb jetën, dyshohet se helmoi veten

Një 47-vjeçar nga Mirdita ka humbur jetën në spitalin e Rrëshenit. Paraprakisht dyshohet se 47-vjeçari ka helmuar veten. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin...

Policia Bashkiake ‘zgjohet nga gjumi’, liron hapësirat publike, gjoba për automjetet

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës pas kritikave të kryeministrit Edi Rama. Policia bën me dije se gjatë 24...

Lajme të tjera

Web TV