PD mbledh sot Kryesinë, thirrje për bashkim në një ‘front’! Bashkë fitojmë zgjedhjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të ndarë mes tyre, demokratët synimin e kanë të përbashkët: Të fitojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të 2025-ës. Për ta arritur, Partia Demokratike nuk sheh zgjidhje tjetër, veçse bashkimit në një front, përfshirë çdo zë kundër.

Me logon që fituan në Apel e Basha kërkon t’ua marrë në Gjykatën e Lartë, PD fton drejtuesit dhe anëtarët demokratë të larguar të rikthehen e të bëhen pjesë strukturave zyrtare të PD-së pavarësisht mendimit ndryshe.

Sot në orën 18:00 kryesia e PD-së do të mblidhet për të diskutuar rreth strategjisë së aksionit opozitar të vjeshtës, por më herët me firmë të Flamur Nokës, është nxjerrë një udhëzim që i lë detyrë drejtuesve politik të qarqeve dhe krerëve të degëve, të mobilizohen dhe të identifikojnë çdo person me influencë në zonat e tyre, dhe të përpiqen ta bëjnë pjesë të frontit opozitar.

“Strukturat drejtuese të çdo dege të identifikojnë, kontaktojnë dhe bëjnë çdo përpjekje për të afruar pas tyre çdo individ me reputacion publik e kontribut shoqëror që me veprimtarinë tij ka dhënë prova të angazhimit qytetar opozitar”, thuhet në udhëzim.

Përkundër dëshirës për bashkim, Lulzim Basha e ka bërë të qartë se vija ndarëse është distancimi nga Sali Berisha non grata dhe në hetim nga SPAK, dhe mbështetja e plotë ndaj sistemit të drejtësisë. Enkeleid Alibeaj nga ana tjetër po bashkohet me aleatë për të krijuar një parti./e.t

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV