‘Kapedani’ i restauruar, në programin e TIFF-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditën e kujtimit të 88-vjetorit të lindjes së aktorit Albert Vërria (1936-2015),  Arkivi Qendror Shteteror i Filmit njoftoi se premiera e variantit të restauruar të filmit “Kapedani”, do mbahet si pjesë e programit TIFF Classics të Tirana International Film Festival (TIFF).

Filmi do të shfaqet më 24 shtator 2024, ne Kinema Millennium, me titra në anglisht.

Restaurimi digjital i filmit “Kapedani” u bë i mundur falë projektit “Sezoni i Filmave Klasikë”, një nismë e ACE- Association des Cinematheques Europeennes, me mbështetjen e Programit Creative Europe – MEDIA.

“Kapedani” është restauruar nga Dabimus srl – një spin-off i Universitetit të Barit “Aldo Moro”, nga elementët origjinalë negativë 35 mm të skanuar në 4K nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.

“Kapedani” mbetet një nga prodhimet më të mira të Kinostudios “Shqipëria e re”. Në një material rreth filmit, AQSHF shprehet se historia e luftëtarit me mustaqe të bardha Sulo, i cili niset nga fshati i tij për në kryeqytet për të zbuluar se pse grave u janë dhënë të njëjtat të drejta si burrat, zë ende vend të rëndësishëm në kujtesën kolektive të shqiptarëve dhe transmetohet rregullisht nga televizionet kombëtare. “Një pjesë e arsyes për qarkullimin e vazhdueshëm të këtij filmi mbase është edhe fakti se “Kapedani” paraqitet shumë ndryshe nga filmat e tjerë të kohës të mbushur me kufizime të ngurta stilistike dhe tematike. Në fakt, filmi hapet me një sekuencë në të cilën Sulo krenar imagjinon të përballet me armiqtë e Shqipërisë, që nga turqit osmanë deri te nazistët, të përzierë në të njëjtën fushë beteje. Imagjinata dhe komedia nuk ishin lëndë e artit socialist dhe ky film inovativ konsiderohet si kulmi tragjik i një liberalizmi befasues para se qeveria komuniste e kohës të vinte kufizime të forta mbi lirinë artistike”, thuhet nga AQSHF./e.t

Të fundit

Tragjedi në Mirditë/ 47-vjeçari humb jetën, dyshohet se helmoi veten

Një 47-vjeçar nga Mirdita ka humbur jetën në spitalin e Rrëshenit. Paraprakisht dyshohet se 47-vjeçari ka helmuar veten. Trupi i...

Policia Bashkiake ‘zgjohet nga gjumi’, liron hapësirat publike, gjoba për automjetet

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës pas kritikave të kryeministrit Edi Rama. Policia bën me dije se gjatë 24...

“Meta dhe Berisha kanë përvetësuar 200 mld euro”/ Beqiri: Kanë bërë batërdinë në vend

Shqipëria në këto tre dekada është sunduar nga krimi dhe korrupsioni dhe kjo ka disa persona, që duhet të mbahen përgjegjës. Kështu u shpreh...

Diskursi mbi Gazën është “Vylan-izuar” – kjo strategji shpërqendrimi nuk funksionon më

Archie Bland Nëse je i përfshirë në biznesin e etiketimit të “përbindëshave”, nuk është çudi që të shkëlqejnë sytë kur dëgjon për një grup punk...

Khamenei del nga bunkeri, rishfaqet për herë të parë në publik pas luftës me Izraelin

Për herë të parë që prej shpërthimit të luftës 12-ditore mes Iranit dhe Izraelit, Lideri Suprem, Ajatollahu Ali Khamenei është shfaqur në publik. Televizioni shtetëror...

Lajme të tjera

Web TV