Kërkesa për 25 mijë profesionistë, Gjermania mungesë personeli në shërbimin mjekësor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjermania përballet me një mungesë prej rreth 25 mijë profesionistësh të kujdesit shëndetësor. Qendra Spitalore e Rostockut ka krijuar modelin e sukseshëm të tërheqjes së stafit nga Vietnami.

Në Qendrën Mjekësore Universitare të Rostokut nga viti 2018 filluan të kërkojnë në Vietnam për punonjës. Qasja e kësaj qendre fokusohet edhe në ndihmën e anëtarëve të rinj të stafit jo gjerman që të integrohen pa probleme.

Vietnamezja Thi Ngoc Lan Pham është një infermerie e kujdesit intensiv. Puna është intensive, por ajo përballet me sfidën shtesë të punës në gjermanisht; një gjuhë që asaj iu desh ta mësonte fillimisht. Thi Ngoc Lan punon në Qendrën Mjekësore Universitare në Rostock prej gati pesë vitesh.

Ajo përfundoi trajnimin e saj si infermiere këtu dhe tani angazhohet edhe si trajnere ndërkulturore për të sapoardhurit. Thi Ngoc Lan ka bërë një rrugë të gjatë në ndekjen e një të ardhmeje më të mire. Gjermania nuk e njohu diplomën e saj të infermierisë nga Vietnami, ndaj iu desh të ndiqte sërish kurse kualifikimi këtu.

Çdo vit, deri në 25 të rinj nga Azia, kryesisht gra, marrin trajnime këtu. Ajo që është unike është se shumica qëndrojnë në Qendrën Mjekësore Universitare – kryesisht për shkak të programit të rikualifikimit të klinikës, i cili përfshin edhe rregullimin e strehimit, ndihmën me dokumentet dhe ofrimin e kurseve të gjermanishtes që mbulojnë fusha tipike të infermierisë.

Fokusi i rekrutimit të Rostock në Vietnam nuk është rastësi. Kur qyteti i përkiste ende Gjermanisë Lindore, deri në 1500 vietnamezë jetonin këtu dhe quheshin “Vertragsarbeiter” Thi Ngoc Lan Pham thotë se rrallëherë e merr malli [për Vietnamin]. Ajo ka krijuar shoqërine e saj gjermane në punën e saj.

Lexo edhe :  Shpërthen gripi në Gjermani, regjistrohen 40 viktima

Thi Ngoc Lan Pham i ka mbushur tani plot pesë vjet në Gjermani, ku mund të aplikojë për shtetësinë gjermane. Plani i saj është të qëndrojë këtu dhe të sjellë të dashurin e saj nga Vietnami./DW/    S.M

Të fundit

Kanceri që përhapet më shpejt/ Është i rrezikshëm dhe prek moshat e reja!

Kanceri i qafës se mitrës është nder kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi...

“Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”/ Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

Rusia kërkon konsultime urgjente me Serbinë pas sanksioneve amerikane. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se shpreson që të marrë shumë shpejt një përgjigje...

Kur ka nisur fushata e parë kundër duhanit?

Nazistët promovuan fushatën e parë kundër duhanit sepse ishin të shqetësuar për shëndetin dhe higjienën e arianëve. Në fakt, duke filluar nga vitet 1930, kanceri i mushkërive ,...

Ç’po ndodh mes presidentit e qeverisë?/ “Koka” e Vuçiç do të varet në referendum

Fati i Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë do të varet në një referendum. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, gjatë të mërkurës do të...

Si ishte karta e identitetit të romakëve të lashtë?

Në Romën e lashtë, për të demonstruar se ishe qytetar romak , para së gjithash, duhej ta deklaroje në frazën rituale " Civis Romanus sum ". Ajo u shqiptua...

Lajme të tjera

Web TV