Tragjeditë politike që i ulërijnë fosileve të freskëta që drejtojnë armatën e të vdekurve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Po a do të ishte mirë që këto fjalë të mira, këtë ndjenjë respekti, të shprehen për së gjalli?

Thënia e një fjale të mirë për dikë që e lë këtë jetë, nuk është vetëm traditë shqiptare. Së paku në çdo ditë të mbramë një fjalë e ëmbël, lehtëson atë çfarë mund të lehtësojë.

Megjithëse tek ne, në një vend kaq të mbushur me toksina që katapultohen dhe telekomandohen nga lart, kemi parë që nuk i kanë kursyer dsat e larta helmuese të milicive digjitale edhe ndaj emrave të mëdhenj të kombit. Emra? Gjergj Kastrioti, Gonxhe Bojaxhiu, Ismail Kadare, por lista është edhe më e gjatë!

Megjithatë sot është fjala për një tragjedi të re, që ka pllakosur mjedisin politik shqiptar, edhe pse “personazhi” kryesor i kësaj tragjedie kishte kohë që e mbanin larg politikës.

Gerti Bogdani, ka shokuar të gjithë me ikjen e tij tragjike në kulmin e moshës aktive. Një personazh, që edhe pse nuk ka pasur asnjëherë një peshë të madhe qeveritare, e tregoi veten sot se kush ishte. Sepse fuqia më e madhe e Gert Bgdanit ishte humanizmi dhe qytetaria e tij.

Thuajse të gjithë diplomatët perëndimorë që kanë qenë në Tiranë kanë publikuar në rrjetet e tyre foto dhe fjalë prekëse me Gert Bogdanin. Nga Bix Aliu, diplomati i SHBA në Tiranë, apo diplomati britanik Dan Redfort, që ka punuar me amerikanët e Institutit Republikan, me OSBE apo ambasadën e Madhërisë së saj, kanë dhënë homazhin e tyre për këtë tragjedi.

Por edhe nga PD-ja, siç edhe nga mazhoranca apo mediat, kanë rrëfyer histori njohjeje e respekti me Gert Bogdanit.

Legjitime, por edhe të rëndësishme janë fjalët lot respekt. Maje e mira e të mirave do të ishte që ky respekt të mos harrohet, por të shprehet herë pas here, duke e dëshmuar konsistencën e një ndjenje fisnike.

Po a do të ishte mirë që këto fjalë të mira, këtë ndjenjë respekti, të shprehen për së gjalli? E mbani mend ç’i kanë bërë Gert Bogdanit, media e qarqe, pa pasur asnjë pushtet, duke e akuzuar për shumë gjëra, vetëm e vetëm se ashtu ju thoshte dikush.

Lexo edhe :  “Epoka para gjyqit”, ja pse duhet trasmentuar drama që evokon Lidhjen e Prizrenit

E kur Prokuroria e Republikës bën 500 faqe akuzë ndaj Sali Berishës, dalin në panelet e darkës e thonë: “S’kanë prova”! Po mirë, po për Gertin kur i thonin qesim pse i thanë?

E pikërisht në këtë ditë të rëndë tragjike, fati i Gerd Bogdanit, kësaj figure vërtetë të rëndësishme të politikës shqiptare, sjell një tjetër kujtesë të një tragjedie tjetër të rëndë. Atë të të ndjerit Sokol Olldashi. Edhe ai gjithashtu një personazh shumë i fuqishëm politik, por edhe me një magnetizmi të madh komunitar, ku kishte miq e simpati në të gjithë krahët e politikës.

Si Koli, ashtu dhe Gerti ikën të rinj, por ajo që është më e rëndësishmja, ikën kur ishin personazhe, e mund të jepnin shumë në politikën shqiptare. Por i mënjanuan elita e fosileve, e cila vijon të mbijetojë vetëm se ka vjedhur pa fund dhe zotëron para e pasuri pa fund.

Si tha doktori sot? Kush do të botojë pjesë të dosjes Partizani, do të trajtohet si organizata kriminale. Domethënë do t’i konsideroj si armiq të mi. Mendo çfarë ka ndodhur realisht gjithë këto vite me këtë person e personazh që ka dashur të japë diçka në politikë, qoftë edhe duke kërkuar ndihmën e doktorit të 500 faqeve, qoftë duke ecur edhe vetë.

Këto tragjedi politike duket se janë ulëritje e fuqishme ndaj fosileve, por edhe ndaj mjedisit që rrethon fosilet e “freskëta” që kërkojnë të infektojnë çdo të gjallë. Si tek “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, kur eshtrat e një ushtari Italian infektuan një punonjës të ekipit të gjeneralit dhe e vdiq.

E në fakt, jemi fiks si në një skenë kadariane ku të gjithë brohorasin fosilet, kurse në televizione kush bërtet më shumë. E kur zgjohen të nesërmen se ka ikur një i gjallë i këtij vendi vijon avazi. Sidomos me rrjetet sociale gati në telefon: “U preftë në paqe”. Por ajo që pret me të vërtetë janë fosilet, pasi infektojnë thellë gjakun, sepse duan që Kryegjenerali i fosileve të mbajë në këmbë ushtrinë e tij të vdekur e të kallur që bërtet nëpër televizione…/   S,M

Të fundit

“Nuk keni parë gjë akoma!”, Trump paralajmëron Iranin: Pranoni marrëveshjen

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin që të pranojë një marrëveshje bërthamore “para se të mos mbetet asgjë”,...

Pluhuri i proteinave: E ndihmon apo e rrezikon shëndetin?

Marrja e mjaftueshme e proteinave është e rëndësishme për ruajtjen e masës muskulore, ndjenjën e ngopjes dhe energjinë gjatë ditës. Kohët e fundit, shumë...

Pagat e shtetit si shtesa katesh pa leje

Nga Ylli Manjani I hodha një sy sistemit të pagave të nënpunësve të të gjithë niveleve e pushteteve dhe më ngjau me hartë ndërtimesh pa...

“Jemi në prag të shfarosjes”, shefja e CIA-s: Ja kur Rusia mund të përdorë armët atomike

Paralajmërimi nga Tulsi Gabbard, drejtoreshë e inteligjencës kombëtare, nuk mund të kishte qenë më i rëndë: “Luftënxitësit e elitës politike” e kanë sjellë botën...

Temperatura deri në 34 gradë! Qytetet që do të ‘përvëlohen’ këtë fundjavë

Kjo fundjavë do të jetë me mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit. “Pothuajse në të gjithë territorin shqiptar do të jetë nën...

Lajme të tjera

Web TV