Bombarduesi bërthamor i komanduar nga inteligjenca artificiale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania amerikane Boeing ka në plan të ndërtojë një avion të ri luftarak, që do të pilotohet dhe komandohet nga inteligjenca artificiale. Avioni pa pilot, i quajtur MQ-28 Ghost Bats, parashikohet të përfshihet në flotën e Forcave Ajrore Amerikane.

Por ekspertët nuk janë shumë entuziastë për këtë projekt, sidomos pas aksidenteve të fundit të ndodhur me avionët komercialë të Boeing. “Historiku i Boeing tregon se nuk është alternativa më e mirë për të zbatuar një projekt të tillë”, tha ish-zyrtari i Departamentit të Shteit, Steven Feldstein, për “DailyMail.com”.

Avioni është projektuar që të mbajë disa lloje armatimesh dhe bombash, përfshi ato bërthamore.

Deri tani raportohet të jenë ndërtuar 3 prototipa të avionit dhe janë testuar nga Forca Ajrore Mbretërore e Australisë (RAAF), ndërsa një avion është dërguar edhe në SHBA për testime më të detajuara. RAAF ka si synim pajisjen me 10 avionë të tillë të gatshëm për operacione ushtarake brenda vitit 2025.

Avionët e ndërtuar deri tani janë 11,5 metra të gjatë dhe mund të fluturojnë deri në 3700 km distancë, të drejtuar nga inteligjenca artificiale në mënyrë të pavarur./E.Ç

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV