Modelja shqiptare, tashmë me famë botërore duket se po kulmon në karrierën e saj duke u shfaqur në krah të reperit amerikan A$AP Rocky. Artisti i njohur edhe si partneri i yllit të muzikës Rihanna është përzgjedhur si imazh i markës sportive “Puma” dhe nisur nga kjo, për prezantimin e koleksionit të ri është përzgjedhur ai, por edhe një grup modelesh.
Në momentet e realizimit të fushatës publicitare mes fotove dhe videove të ndryshme, e pranishme është edhe Adrola, e veshur me veshjet sportive që janë pjesë e koleksionit të ri të kësaj firme.
Edhe vetë modelja shqiptare ka zgjedhur që t’i postojë këto foto dhe video në Instagram-in e saj duke mos e fshehur këtë arritje profesionale të rëndësishme për karrierën e saj si modele.
Ky bashkëpunim me markën “Puma” dhe reperin amerikan A$AP Rocky është një tjetër tregues se Adrola ka vëmendjen e agjentëve dhe markave të famshme në industrinë e modës dhe jo vetëm./E.Ç