Ja 5 yjet e Hollywood që do të jenë zëri i chatbotit AI nga Meta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjigandi i teknologjisë, Meta, ka zbuluar listën e aktorëve të Hollywood të cilët do t’i japin zërat e tyre chatbot-it të tij të AI.

Përdoruesit do të jenë në gjendje të zgjedhin midis pesë zërave të famshëm, duke përfshirë disa që njihen menjëherë.

Zërat e AI do të jenë të Awkwafina, Dame Judi Dench, John Cena, Keegan-Michael Key dhe Kristen Bell.

Zërat e rinj u njoftuan në eventin Meta’s Connect, ku gjigandi i teknologjisë dha përditësime mbi përvojat e tij të AI.

“Gjatë vitit të kaluar, ne ju kemi prezantuar përvojat e AI që ju ndihmojnë të bëni gjërat, të mësoni, të krijoni dhe të lidheni me gjërat dhe njerëzit që kanë rëndësi për ju”, tha Meta.

“Që atëherë, ne kemi vazhduar të ndërtojmë me siguri dhe përgjegjësi në ballë.”

Chatbot i AI i Meta është i disponueshëm në Messenger, Instagram, WhatsApp dhe Facebook.

Chatbot-it të AI-së i janë dhënë një sërë ‘veçorish multimodale’, të cilat Meta pretendon se e bëjnë atë ‘më argëtues, të dobishëm dhe të aftë’.

“Tani mund të përdorni zërin tuaj për të folur me Meta AI në Messenger, Facebook, WhatsApp dhe Instagram DM dhe ai do t’ju përgjigjet me zë të lartë”, tha Meta.

“Merrni përgjigje për pyetjet tuaja, lëreni Meta AI të shpjegojë diçka për të cilën jeni kurioz ose dëgjoni një shaka për të ndryshuar humorin.”

Ndërsa kjo veçori shfaqet, përdoruesit do të jenë në gjendje të zgjedhin nga opsionet e ndryshme të zërit për asistentin e tyre të AI./E.Ç

Të fundit

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Asist pas 4 minutash lojë! Armando Broja e nis mbarë aventurën e re

Armando Broja e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën e tij të Burnley, klubi me të cilin do të vazhdojë karrierën. Sulmuesi i Kombëtares...

Fushë Kuqe, shpërthen tritoli në banesë

Policia e Kurbinit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në orët e para të mëngjesit ku një lëndë plasëse shpërtheu në murin...

Lajme të tjera

Web TV