Rritet numri i të prekurve me kancer në Kosovë, mbi 1 mijë raste të reja brenda një viti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga viti në vit vërehet rritje e rasteve të prekura nga kanceri. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) numri i rasteve të reja me kancer është rritur në vitin 2023, krahasuar me vitin paraprak. Në vitin 2023 janë regjistruar mbi 1 mijë raste të reja me kancer, më shumë se sa një vit më parë.

Sipas të dhënave të ASK-së gjatë vitit 2022 ishin gjithsej 3110 raste të reja të prekura nga kanceri. Ndërkaq në vitin 2023 janë gjithsej 4 mijë e 165 raste të reja me kancer. Nga këto raste 2 085 të rasteve janë femra dhe 2 080 meshkuj, raporton media e Kosovës, Gazeta Express.

“Nëse shikohet në përgjithësi niveli i vizitave në Institucionet shëndetësore, e kryesisht atyre parandaluese është rritur, nëse shikojmë numrin e të gjitha vizitave në të gjitha nivelet e vizitave qofshin ato në shëndetin primar, sekundar apo edhe në atë terciar. Tek të prekurit me kancer vërehet një rritje e ndjeshme nga viti 2022 ku kishte 3110 raste të reja të prekura nga kanceri derisa në vitin 2023 kemi 4165 raste të reja”, thuhet në raportin e ASK-së./E.T

Të fundit

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Juventusi piketon yllin e Dortmundit, kostoja 45 mln euro

Karim Adeyemi rikthehet në qendër të vëmendjes. Sulmuesi i Borussia Dortmund ka oferta në Serie A dhe gjërat duken serioze. 23-vjeçari konsiderohet një nga lojtarët...

A e ndali vërtet Trump luftën Kosovë-Serbi? Ekspertët: Fushatë për Nobelin

Për të disatën herë brenda pak javësh, Presidenti amerikan Donald Trump përmend Kosovën dhe këmbëngul në faktin se kishte ndalur luftën në rajon. Pa dhënë...

Kryebashkiaku i Vlorës: Kërkojmë drejtorë, ja si të aplikoni

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, me anë të një postimi në Facebook ka shpallur “vakancat për të gjithë ata që besojnë se kanë përvojën,...

Lajme të tjera

Web TV