Erling Haaland është objektivi numër një i Barcelonës dhe ata shpresojnë të nënshkruajë me të në verën e vitit 2025, shkruan mediumi “Sport”.
Ky medium nënvizon se presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dëshiron të nënshkruajë me një superyll për të shënuar rikthimin e klubit në “Spotify Camp Nou” gjatë vitit të ardhshëm.
Erling Haaland i përshtatet shumë mirë këtij hapi, veçanërisht nëse Pep Guardiola largohet në fund të sezonit nga Man City.
Neymar është përmendur gjithashtu si një opsion, por Haaland përfaqëson një lojtar që është i ri dhe do t’i shërbejë klubit për shumë vite në vazhdim.
Megjithatë, nënshkrimi i Haaland nuk do të jetë i lehtë për Barcelonën edhe nëse ka kapacitetin për ta realizuar transferimin.
Manchester City tashmë është në bisedime për të vazhduar kontratën me norvegjezin pasi ai shënoi 101 gola për ta në vetëm 107 paraqitje për kampionët e Anglisë./D.C