Manjani zbërthen taktikën e Ramës, ja kush rrezikon ta humbasë lojën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi Ylli Manjani tha se kryeministri i vendit po luan një lojë politike ekselente, sa i takon mënyrës se si ai e shet tek publiku aksionin e opozitës.

Sipas tij, kjo lojë ka dy anë, në njërën anë qëndron aksion i deritanishëm i opozitës, të cilin kryeministri Rama i vendos koston e humbjes së besimit nga elektorati, duke i shfaqur ata si politikanë që janë pro dhunës dhe kaosit.

Ndërsa ana tjetër do të ishte në rastin kur opozita nuk do të zgjidhte këtë rrugë, ku sërish kryeministri do shprehej se heshtja e tyre tregon mungesën e forcës për të pasur debat politik mes palëve.

Ndërkaq, Manjani tha se pavarësisht kësaj loje, nëse përplasja politike do shitet ende si një betejë parlamentare, sërish lojë do të jetë e humbur, sepse në fund të fitojë pala më e fortë.

“Benzina në këtë zjarr është Ervin Salianji, i pambështetur në ligj. Kushtetuta nuk lejon dënime pa liogj dhe ky është alarm, jo vetëm për opozitën, por për të gjithë ata që janë akoma në këtë shtet. Ky shtet për një fjalë goje mund të të sajojë një nen, një histori , të çon në gjyq dhe pa ligj të dënon. Edi Rama doli para disa ditësh në Asamblenë e PS dhe shpalli qetësinë elektorale që do fitojë, sigurisht puna do bëhet, një njeri që e ka lojën në dorë. Atëherë nëse e ka lojën në dorë pse acaron gjendjen? Argumenti i dënimit të Salianjit ka dalë nga edi rama. Lexoni Twitter-in e Edi Ramës dhe do kuptoni ngjizjen për të justifikuar një dënim që nuk justifikohej. Çfarë do të arrijë ai me këtë acarim të jetës parlamentare. Nesë dopozita do rrinte urtë do thoshte s’kanë këllqe, nëse do bënin këtë që po bëjnë, nuk i do populli. Si lojë taktike është ekselente. Problemi nuk është këtu. Nëse kjo përplasje politike do shitet si një betejë parlamentare, loja është e humbur sepse do fitojë grupi më i fortë,” –tha Manjani./S.M

Të fundit

Temperatura të larta dhe rrebeshe, si do të jetë moti këtë javë?

Nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja, ka bere me...

Administrata Trump mbyll mbi 80% të programeve të USAID-it

Administrata Trump ka anuluar më shumë se 80 për qind të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) pas një procesi rishikimi gjashtë-javor....

Zelensky i kërkon falje Trump për debatin në Zyrën Ovale, Witkoff zbulon prapaskenën

Disa ditë pas debatit të tyre të zjarrtë në Zyrën Ovale, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi falje presidentit Trump, pohoi të hënën i...

Belind Këlliçi i zgjat dorën, Berisha ‘ia lë thatë’, VIDEOJA që po bën xhiron e rrjetit

Një situatë tepër e pakëndshme dhe në siklet ishte ajo e Belind Këlliçit sot gjatë prezantimit të koalicionit me 26 parti, që PD ka krijuar me...

Flamur Noka: Pas 11 majit do “krreheni”, shumica do të shkojnë tek Ilir Beqja

Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka, gjatë fjalës së tij në kuvend ka akuzuar socialistët në sallë se thonë çdo gënjeshtër për...

Lajme të tjera

Web TV