Rritet kostoja e jetesës në Shqipëri! Ja sa shpenzon mesatarisht një familje në muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një familje me 4 anëtarë shpenzon 92 mijë lekë në muaj. Nga këto, 36 mijë lekë ose 40% të totalit, i harxhon vetëm për ushqime.

Kostoja e jetesës për një familje me 4 anëtarë në vend është rritur vitin e kaluar. INSTAT raporton se shpenzimet arritën mesatarisht 92 mijë lekë në muaj, ose 4% më shumë se në vitin 2022. Pjesa më e madhe e tyre, sërish shkoi për ushqime, për të cilat mesatarisht në një muaj familjet harxhuan 36 mijë lekë. Produktet ushqimore që kushtuan më shtrenjtë ishin mishi dhe nënproduktet e tij, buka, si edhe perimet.

Nga ana tjetër, për faturat e ujit dhe energjisë, shpenzimet në rang vendi ishin 8,900 lekë. Në ndryshim nga viti 2022, vitin e kaluar familjet rritën shpenzimet për higjienë personale, trajtime estetike dhe për shërbime parukerie.

Po ashtu, më shumë u shpenzua edhe për pije alkoolike, për mobilim banesash dhe për blerje pajisjesh për gatim.

Tre janë qarqet ku një familje me 4 anëtarë shpenzon më shumë. Lista kryesohet nga Tirana, me 102 mijë lekë në muaj, e cila është qarku i vetëm mbi mesataren, ndjekur nga Korça dhe Durrësi. Ndërsa Kukësi dhe Dibrës vijojnë të mbeten qarqet ku shpenzimet mesatare mujore për konsum janë më të ulëta./   S.M

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV