Vlora nën “pushtimin” e ujit/ Qindra automjete dëmtohen nga reshjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rruga më problematike në qytetin e Vlorës, pas reshjeve të dendura të shiut të djeshëm, është rruga “Albano dhe Romina”, e cila ka përjetuar një situatë alarmante.

Kjo rrugë është kthyer në një liqen, duke e bërë atë të pakalueshme.

Po ashtu raportohet se automjetet kanë mbetur të fikura në mes të rrugës, duke shkaktuar qindra dëmtime për vozitësit.

Ky aks rrugor është regjistron mbi 1 metër ujë thellësi në pikën më të ulët, dhe karroatrecët kanë hasur vështirësi për të arritur në ndihmë makinave të ngecura. Qytetarë të shumtë janë në pritje të masave për të adresuar këtë situatë të rëndë.

Ekipet e emergjencave civile kanë punuar gjatë natës dhe vazhdojnë të angazhohen për lehtësimin e situatës. Dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha, ndërsa 55 persona janë evakuuar dhe po qëndrojnë në konviktet e qytetit, në pritje të normalizimit të kushteve në banesat e tyre.

Autoritetet lokale janë duke monitoruar situatën dhe planifikojnë masa të menjëhershme për të rikthyer normalitetin në këtë zonë të prekur nga reshjet e shiut./e.t

Të fundit

Pensionet, u njihen vitet e punës para 1993 atyre që ju zhdukën dokumentet

Njihen periudhat e punës në ish-ndërmarrjet shtetërore para vitit 1993 për efekt pensioni edhe kur qytetarët nuk kanë dokumentet...

Qyteti dhe Arti- Mozaiku i munguar në arkitekturën bashkëkohore urbane

Në ansamblin e elementëve të zhvilluar në arkitekturën urbane, mungon elementi i mozaikut, ndërkohë që ai mund të ketë aplikime origjinale në shumë aspekte.Krijimi...

Nën radarin e Juventusit dhe Milanit, por Xhaka “tundohet” nga një klub i ri në horizont

Vera e Granit Xhakës parashikohet të jetë shumë e nxehtë. Mesfushori shqiptar është kthyer në objektivin e merkatos të klubeve me shumë emër, pasi...

“PD kasolle dhe çetë e kryetarit”/ Kjo vjeshtë duhet të ketë zgjedhje për PD-në!

Ish-deputeti i PD-së i ftuar në një studio televizive tha  se ndërsa duhet të ishte një solidaritet, ata u fshehën të gjithë dhe heshtën,...

“E dha jetën për të tjerët”/ Flet mes lotësh bashkëshortja e kapitenit në Shkodër

Bashkëshortja e kapitenit të anijes, Arben Anamali, i cili humbi jetën për të shpëtuar dy turistet e huaja nga mbytja në Liqenin e Shkodrës,...

Lajme të tjera

Web TV