Kthehet ora dimërore, zbuloni kur akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta pas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pritet që të dielën e fundit të tetorit (27/10) t’i kthehemi një orë mbrapa, teksa tani jemi zyrtaisht në vjeshtë.

Këtë vit ndryshimi i orës do të bëhet në orën 4:00 të mëngjesit të datës 27 tetor.

Pse ndryshimi i orës nuk u hoq siç ishte planifikuar?

Ndryshimi i fundit i kohës ishte planifikuar për në mars 2021, me shtetet anëtare në Bashkimin Evropian që u kërkohet të zgjedhin një nga dy zonat (dimër ose verë). Megjithatë, ky vendim nuk u zbatua kurrë.

Një rol të rëndësishëm në këtë vendim luajtën ndër të tjera edhe “efektet” e ndryshimit të orës në orën biologjike, si vështirësia e përshtatjes së menjëhershme.

Si erdhi ndryshimi i kohës?

Ora ditore, është ndryshimi i orës që një shtet zgjedh të miratojë për një periudhë të vitit.

Ky ndryshim është përgjithësisht një orë përpara kohës diellore. Ai bazohet në një sistem që synon të përdorë sa më mirë dritën e ditës për të kursyer energji.

Theksohet se pjesa e popullsisë së botës që zgjedh të rrotullojë akrepat e orës çdo gjashtë muaj, pasi pothuajse të gjitha vendet aziatike dhe afrikane nuk marrin pjesë.

Ideja i atribuohet Benjamin Franklin-it që në vitin 1784, në mënyrë që drita natyrale të jetë e disponueshme gjatë muajve të verës.

Një shekull më vonë William Willett, një biznesmen britanik i përfshirë në ndërtim, e mbështeti këtë propozim. Willett madje kishte shkruar për këtë temë në 1907 nën titullin Waste of Daylight, por në fund nuk arriti të bindte qeverinë britanike.

Ndryshimi aktual i orës, siç e njohim sot, bazohej në qasjen më shkencore të entomologut të Zelandës së Re, George Hudson. Ai vuri re se orët më të gjata të ditës në muajt e verës e ndihmuan atë të mblidhte më shumë insekte. Kështu, ai bëri propozimin përkatës në 1895./   S.M

Të fundit

Kush është drejtoresha e shkollës që u plagos nga djali i saj, detaje nga Maqellara

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Maqellarë, pasi një 50-vjeçare është plagosur me thikë nga djali i...

“Rama, kjo është për ty” , i riu nga Korça del LIVE dhe shkatërron ambientet publike

Një i ri nga qyteti i Korçës ka dëmtuar ambientet e jashtme të bashkisë së Korçës. I riu, i cili sipas burimeve nga policia, është...

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

Një zëdhënës i Autoritetit italian të Antitrustit në Milano tha, se të martën (29.07.2025) bashkë me policinë financiare italiane janë kontrolluar zyrat e biznesit...

Pse disa nuk flenë dot pa u mbuluar edhe në ditët më të nxehta të verës?

Ndërsa disa njerëz mezi durojnë një çarçaf të hollë gjatë netëve të nxehta, të tjerë nuk mund të flenë pa u mbuluar plotësisht, edhe...

“Më tha mos ik tek Italia, ndryshe ta heq pasaportën“, De Biasi tregon batutat e Ramës

Në verë, Villasimius mund të bëhet një vend i rrezikshëm: “Disa ditë më parë përjetova nga afër zjarret, shumë pranë shtëpisë sime të pushimeve”. Gianni...

Lajme të tjera

Web TV