Dita nis e ngrohtë, por mesnata sjell rrebeshe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e sotme ka nisur e ngrohtë me alternime kthjellime dhe vranësirash, por në mesnatë nisin rrebeshet që do të vijojnë edhe në 24 orët vijuese. Ky është parashikimi që metetorologia e A2 CNN Tanja Porja njoftoi ën Dita Jonë.

“Temperaturat do të rriten me dy gradë, në mëngjes dhe mesditë kur pritet maksimumi 27 gradë. Vranësira shtohen në veri dhe zonat qëndrore më pas në të gjithë territorin, paradite nuk ka reshje pjesa e parë e ditës diell. Era e lehtë e mesatare. Ndërsa në mesnatë presim rrebeshe afatshkurtra në veriperëndim dhe jugperëndim dhe më të pakta në pjesën qëndrore të Shqipërisë gjatë natës. Kthjellime të shkurtra e vranësira”, tha Porja në A2.

Sipas saj temperaturat do të rriten me dy gradë, ndërsa maksimumi i tyre pritet të jetë 27 gradë.

“Termometri minimal shënoi 8 gradë në verilindje në Kolonjë e Devoll. Pjesa tjetër luhatet në 12-13 gradë celsius. Pas mesditës kemi fuqizim të vranësirave në mesnatë e vijim presim reshje dhe në 24 orët vijuese do të ketë në të gjithë territorin. Në Qarkun e Beratit pritet mbi 27 gradë celsius”.

Meteorologia e A2 njoftoi se edhe veriu i Ballkanit dhe kryesisht Bosnje Hercegovina do të përfshihen sërish nga stuhitë e përmbytjet.

“Rrebeshe intensive në veri të Ballkanit, Slloveni, Kroaci e Bosnjë priten stuhi e përmbytje”./   S.M

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV