Meteorologu zbulon surprizat e motit për javën: Ja kur rikthehen reshjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E marta ka nisur me mot të qëndrueshëm dhe me intervale të gjata me kthjellime. E mërkura do të sjellë zhvillim të vranësirave dhe reshje shiu në disa zona të vendit. Meteorologu Hakil Osmani thotë se e enjtja do të ketë sërish mot të kthjellët por reshjet rikthehen sërish të premten, ndonëse në sasi më të pakta.

“E marta mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që të kemi intervale të gjata me kthjellime, kalime të lehta të vranësirave. Parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në pjesën e dytë të ditës dhe gjatë orëve të vonshme të mbrëmjes. Nata sjell zhvillim të vranësirave, duke bërë që në zonat veriperëndimore të kemi prezente reshjet e shiut, herë pas here në formë rrebeshesh. Po ashtu në orët e para të ditës së mërkurë mbetemi në mbizotërimin e vranësirave të dendura, të cilat herë pas here pësojnë zhvillime duke krijuar mundësi për reshje shiu në pothuajse të gjithë Ultësirën Perëndimore por më të fokusuara reshjet e shiut do të jenë edhe në rrebeshe në zonat veriore dhe shumë të pakta në ato jugore.

Në orët e mbrëmjes kemi përmirësim gradual të motit. E enjta sjell mot më të qëndrueshëm duke bërë që vranësirat, reshjet të jenë të fokusuara në zonat veriore dhe shumë më pak në ato veri perëndimore ndërsa në ditën e premten, sërish vranësirat do të krijojnë mundësira për reshje shiu por do të jenë në sasi të pakta. Temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë pësuar rritje, duke bërë që vlerat minimale të jenë në 7 gradë në qytetet e zonave malore, ndërsa maksimalet rreth vlerës 27. Nga e nesërmja dhe në vijim do të kemi rritje graduale të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet në rang territori të ngjiten në vlerën 29 apo 30 gradë. Parametri i erës do të jetë problematik të mërkurën”, u shpreh Osmani.

Lexo edhe :  “200 mijë euro për kokën e dhëndrit të Qazim Sejdinit”

Edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm këtë të martë ndërkohë që e mërkura do të sjellë shtim të vranësirave, me rrebeshe shiu në disa zona.o/   S.M

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV