Analisti Denis Dyrnjaja ka komentuar protestën e djeshme të opozitës, ku tha se ishte një fitore për Edi Ramën. Duke folur për imazhet e protestës ai u shpreh se kjo që bëjnë këta të PD-së po fëlliqen.
“Nuk dinë se si ta vazhdojnë. Po s’ka vazhdimësi mosbindja civile që nuk është mosbindje. U nis revolucioni dhe ndaloi, e ndezën motorin dhe e fikën. Mosbindja është të ulesh të kryeministria dhe të mos lëvizin, pa organizim, pa drejtim politik. Kjo që bëjnë këta po fëlliqen. A ishim bashkë live. Nuk flet asnjë nga PS-ja se e kanë fituar betejën.
U çuan njerëzit te kolonat, lanë darkën. Kjo është fitorja e Edi Ramës. U dogj selia e PS-së, dhe selitë qendrore nuk janë djegur asnjëherë. Ishte gafë.
Kjo protestë nuk ishte as sa 8 janari i vetvetes dhe ajo ishte lufta e vërtetë, sepse sot ishin të gjithë të frikësuar. Janë me padira, nuk janë të pakapur, ndryshe do të ishte flakë protesta.
Kanë hall mos shkelin gabim. Ata njohën vetveten. U bën bashkë për të sulmuar regjimin. Ndaluan makinat te Avni Rustemi dhe qytetarët nuk lëvizën. Qyteti nuk lëvizi”, deklaroi Dyrnjaja dje në një media./ S,M