Juristja Brisida Gjikondi ka deklaruar se protesta e opozitës e mbrëmjes së djeshme ishte më qesharakja. Sipas Gjikondit, protesta e opozitës krijoi vetëm zhurmë të madhe, por një numër i vogël pjesëmarrësish.
“Mu duk sikur kishte mosbindje civile ndaj Berishës nga ana e demokratëve se sa mosbindje ndaj mazhorancës.
“Mosbindja civile do të ishte që Berisha të zbriste nga ballkoni dhe t’i bashkohej shqiptarëve. Do të tregonte kurajën dhe guximin e tij. Numri ishte i pakët. Ishte mosbindje civile ndaj vetë Berishës çka tregon që ka shpresë që të funksionojë opozita shqiptare.
I gjithë skenari që u përdor ishte jo normal, ishte vëllavrasës. Të djegësh selinë e një partie politike s’ka bërë ndonjëherë vaki por janë mësuar që i marrin selitë me dhunë se kështu bënë edhe për selinë e tyre më 8 janar para 2 viteve. Tani e bëjnë edhe me Partinë Socialiste. E rithem, pjesëmarrja ishte qesharake”, tha Gjikondi./K.B