Piloti i avionit të linjës ‘Turkish Airlines’ vdes gjatë fluturimit/ Bën ulje emergjente

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një pilot i Turkish Airlines humbi jetën gjatë fluturimit Seattle-Stamboll, duke detyruar avionin e linjës ajrore turke të bënte një ulje emergjente në Nju Jork.

Kështu ka bërë të ditur në rrjetin social, zëdhënësi i kompanisë turke.

Avioni i linjës kishte për destinacion aeroportin e Stambollit, teksa ndodhi ngjarja tragjike.

Zëdhënësi i linjës ajrore turke njoftoi se kapiteni Ilcehin Pehlivan ishte sëmurur gjatë fluturimit dhe përpjekjet e ekuipazhit për të ofruar ndihmë ishin të kota, raportoi “La Repubblica”.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, por po priten rezultatet e ekspertimit dhe autopsisë. Për fat të mirë, nuk pati asnjë problem apo avari tjetër dhe pasagjerët u zbritën në gjendje të mirë shëndetësore, tha zëdhënësi Yahya Ustun.

“Ekspedita TK 204! Kapiteni Ilcehin Pehlivan, piloti i avionit tonë të tipit Airbus 350, me regjistrim të bishtit TC-LGR, që kryente fluturimin Seattle-Stamboll, i ra të fikët gjatë fluturimit”.

Ky ka qenë komunikimi i kabinës së pilotit të avionit me kullën, duke kërkuar edhe uljen në Nju Jork për emergjencën shëndetësore.

Fluturimi TK204 u ngrit nga Seattle pak pas orës 19:00 me orën e Paqësorit, të martën në mbrëmje. Piloti duket se ka hyrë në telashe në territorin kanadez të Nunavut, përpara se kolegët e tij të merrnin drejtimin dhe të niseshin për në aeroportin “John F Kennedy”, në Nju Jork./E.T

Të fundit

Shtyhet seanca për ish ministrin Fatmir Mediu, gjyqtarja Irena Gjoka me raport mjekësor

GJKKO ka shtyrë seancën gjyqësore për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili eshte nen hetim per dosjen...

Arrestohet në Britani 39-vjeçari shqiptar, gjykata e Fierit e ka dënuar me 5 vite burg!

Një 39-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia britanike. Në kuadër të operacionit të koduar “Akuzat” u vu në pranga shtetasi...

“Unë vetë jam i pakënaqur”- Rama: Por në asnjë mënyrë me një politikan të lashtë!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një diskutimi virutal me qytetarët në rubrikën Sy mSy, është shprehur se edhe vetë është i pakënaqur në shumë gjëraa,...

Rama thirrje emigrantëve në Greqi: Votoni, mos e lini për ditën e fundit!

Kryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin me ndjekësit përmes rubrikës “Sy m’sy”. Ai po iu përgjigjet pyetjeve që i kanë adresuar në platformat sociale. Rama thirrje...

Këmbimi valutor 6 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro?

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86 lekë dhe do të shitet me 87.2 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV