Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Simbol i vëllazërisë Shqipëri-Turqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka inauguruar Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë, duke theksuar se ajo është më e madhja në Ballkan.

Erdoğan u shpreh se xhamia, e cila do t’i shërbejë myslimanëve në kryeqytet, do të jetë simbol i vëllazërisë Shqipëri-Turqi.

“Në emrin e Allahut, i nderuar kryeministër i Shqipërisë, miku im i çmuar, të dashur motra dhe vëllezërit e mi shqiptarë. Të nderuar të ftuar dhe ju miq, më lejoni t’iu falënderoj miqësisht.

Jam veçanërisht shumë entuziast dhe i lumtur së bashku me ju. Dua të falënderoj gjithsecilin nga ju për këtë emocion që më dhuruat. Personalisht jam shumë me fat që ndodhem në këtë ambient shumë të shenjtë dhe për këtë arsye i lutem Allahut, që xhamia e Namazgjasë, e cila është më e madhja në Ballkan, të sjellë dobi për të gjithë myslimanët në Ballkan.

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen veçanërisht për mikun tim, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili gjatë gjithë këtij procesi ndërtimi. Dua të falënderoj të gjithë shqiptarët që kanë kontribuar sado pak në realizimin e kësaj vepre kaq madhështore.

Më e madhja në Ballkan, e cila do të zërë vendin e saj në kujtimet tona që i kanë rrënjët e thella, duke kaluar edhe 6 shekuj. Xhaminë e Madhe të Namazgjasë e kemi projektuar si një strukturë që transmeton vlerat nga tradita tek e ardhmja e deri tek teknologjia më e re që është përdorur gjatë ndërtimit. Arkitektura osmane që dominon në Ballkan.

Kjo xhami, e cila është ndërtuar mbi 10 mijë metra katrorë, do t’i shërbejë 10 mijë besimtarëve myslimanë që falin Namazin. Xhamia nuk është vetëm si një objekt kulti, por është menduar akoma më e gjerë, multifunksional, duke i shërbyer myslimanëve. Xhamia ka salla konferencash, bibliotekë.

Lexo edhe :  Rama: Ina Majko, prurja e parë në vijim të rrugës së re

Ne synojmë të pasqyrojmë trashëgimin e pasur të Shqipërisë me muzeun që ndodhet brenda xhamisë. Dua të shprehem këtu se xhamia e Namazgjasë do të jetë simboli i miqësisë dhe vëllazërisë mes nesh”, u shpreh Erdogan./e.t

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV