Rama zbulon detajin: Sa herë takohem me Erdoganin më thotë se…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, po mban një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë ka shprehur falenderimin për vizitën e Erdogan në Tiranë, ndërsa ka treguar edhe një detaj nga takimet e herë pas hershme mes dy liderëve.

Rama ka treguar se në çdo takim, Erdogan shprehet se niveli i shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve tona, nuk e pasqyron siç duhet potencialin mes dy vendeve.

“Përsëris për të disatën herë falënderimet dhe shprehjen më të sinqertë të mirënjohjes për vizitën sot së bashku me një pjesë të konsiderueshme të ekipit qeveritar. “Ejvallah”. Jam vërtetë shumë i kënaqur që zhvilluam takimin e 2 të Këshillit të nivelit të lartë të bashkëpunimit që konfirmuam vendosmërinë për të bashkëpunim, por mundëm të vlerësojmë zbatimin konkret të marrëveshjeve të bëra dhe potencialin e kësaj marrëdhënieje.
Presidenti i Turqisë e përsërit sa herë takohemi e me shumë të drejtë që niveli i shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve tona, nuk e pasqyron siç duhet potencialin mes dy vendeve”, tha ai.

Kreu i qeverisë shton se ambicia është që shkëmbimi mes dy vendeve t’i kalojë 2 miliard euro, çka do të çonte në çeljen e një niveli të ri në këtë aspekt.

Rama ka theksuar edhe faktin që numri i qytetarëve turq që kanë vizituar vendin tonë, është rritur ndjeshëm.

“Ambicia jonë, që sa më shpejt të arrijmë tavanin e 2 mld eurove për të çelur një fazë të dytë edhe me më shumë shkëmbime.
Ndava me të kënaqësinë se numri i qytetarëve turq që na vizituan gjatë 8 muajve të parë të 2024 është rritur me 85 përqind. Vitin e ardhshëm numri i qytetarëve turq do të jetë edhe më mbresëlënës”, u shpreh ai. S.B

Të fundit

La foshnjën në makinë dhe shkoi për dy orë parukeri… tragjedia që tronditi Amerikën

Një ngjarje tragjike ka tronditur një familje në Porterville, pasi një foshnjë njëvjeçare, Amillio Gutierrez, humbi jetën. Amillio Gutierrez,...

Frika nga gjumi post- elekt

Nga Frrok Çupi Kjo që po bën Edi Rama nga njëri qytet në tjetrin, Jug e Veri, ngjan si një lëvizje e shpejtë e zotit...

“Nuk i njohim zgjedhjet”/ Berisha njofton rikthimin e protestave

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar sërish se opozita nuk i njeh zgjedhjet parlamentare të 11 majit për shkak të shkeljeve të pretenduara,...

Cila ishte paradhoma e nazizmit?

Ideologjia e nazizmit rrjedh nga Shoqëria Thule: inkubatori i Partisë Nacional Socialiste Gjermane, e cila besonte në "detyrën hyjnore" të racave superiore. Në trazirat politike...

Talenti shqiptar firmos me Feyenoord-in, gjiganti hollandez i beson për 3 vite

Mesfushori 15-vjeçar shqiptar, Lorenc Perlala, ka firmosur një kontratë me ekipin holandez të Feyenoord, që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në...

Lajme të tjera

Web TV