Salianji nga burgu: Xhafaj dhe dështimi publik për të mbrojtur vendimin e Apelit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fatmir Xhafaj dhe dështimi i tij publik për të mbrojtur vendimin e Gjykatës së Apelit që e pregatiti vetë!
10 faktet e thjeshta që nuk fshihen dot!!

Nga qelia e burgut po ju parashtroj çfarë deklaroi e mashtroi dhe faktet një pas një të ballafaquara.

Por në parashtresë duhet të them që nënqesh fort me cinizmin që Xhafaj përlotet për gabimin “ e vogël” të vëllait 22 vjeçar që ishte trafikant narkotrafiku me dënim të gjykatës italiane, dhe jam krenar për veten që unë në moshën 20 e ca vjeçare hyja në fushat e kanabisit dhe denoncoja trafikun e drogës të qeverisë. Mjafton kjo pasqyrë e dy fytyrave të realitetit për të nënqeshur me dyfytyrësinë me pafytyrësi.

Kështu:

Fakti: Ylli Rakipi (I përmendur nga Xhafa),  ka deklaruar që investigimin e kam autorizuar unë. Gazetari Jetmir Olldashi ka deklaruar më pas që investigimin e kam kryer unë. Albert Veliu (Babalja) në dëshminë e tij ka deklaruar që e ka kryer ai vetë përgjimin. Të gjitha të dhëna në dosje.

Fakti: Genc Qana prokurori ka kërkuar 6 muaj shërbim prove.

Fakti: Unë Ervin Salianji, investigimin e kam marrë të gatshëm. Dëshmitariivetëm kundër tre dëshmive të tjera, del dëshmitariirremë Alizotiicili flet kundër meje. Ndërkohë ky është dënuar në burg për dëshmi të rreme dhe ASNJË provë e vetme nuk ka për një komunikim timin me Alizotin. Të gjitha fakte të administruara në dosjet e prokurorisë.

Fakti: Qelizat telefonike siç do të shihni në tabelën e pulseve telefonike të cilat I ka prokuroria, qartazi nga ora 12.48 – 13.45 personat Albert Veliu (babalja) Agron (geron ) Xhafaj dhe Gazetari Jetmir Olldashi gjenden në të njëjtin ambjent, në lokalin e Geron Xhafaj në Vlorë.

Lexo edhe :  Vijojnë lëkundjet në Shqipëri/ Tërmeti i fortë u “paralajmërua” nga 27 paragoditje

Fakti: Qelizat tregojnë që komunikimin e ka nisur Jetmir Olldashi me A. Veliun.

Fakti: Komunikimi ka nisur nga gazetari Olldashi, dhe në cdo deklaratë timen unë kam ruajtur burimin e informacionit dhe dëshmitarin siç e do çdo denoncim me rrezik të lartë. Faktithënë para drejtësisë.

Fakti: Shkoi të kryente dënimin sepse kjo ishte e vetmja mënyrë që mos të niste hetim I ri penal për Geron Xhafën nga drejtësia. Gazetari Jetmir Olldashi ka deklaruar më pas që investigimin e kam kryer unë. Albert Veliu (Babalja) në dëshminë e tij ka deklaruar që e ka kryer ai vetë përgjimin.

Fakti: Atëherë Fatmir Xhafaj dhe familjarët e tij duhet ti përgjigjen kësaj pyetje:  Përse SHISH, Prokuroria e Krimeve të Rënda, e kishin nën survejim vëllain e tij Geron nëse ai nuk ishte kontigjent?! S.B

Të fundit

Si ndodhi që ‘Trumpistët’ shqiptarë u kthyen kundër vajzës së Trump?

Kreshnik Spahiu Ata që e quajnë “tradhti” investimin amerikan në ishullin e Sazanit, do ta quanin akt patriotik po të...

Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor në janar-prill, nga rënia e lindjeve

Ulet numri i bebeve që përfituan bonusin për periudhën janar -prill 2025, duke ndjekur tendencën rënëse të numrit të përfituesve nga viti në vit. Sipas...

Akuzohet për korrupsion, Gjykata në Izrael refuzon të shtyjë gjykimin kundër Netanyahut

Një gjykatë në Izrael refuzoi kërkesën e kryeministrit Benjamin Netanyahu, për të shtyrë dëshmimin e tij në gjyqin për korrupsion, pasi presidenti amerikan, Donald...

Ambasadorja e Zvicrës nga Pogradeci: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

Nga fshati turistik i Linit, ku po zhvillohet një aktivitet në përmbyllje të fazës së parë të gërmimeve në sitin arkeologjik të Buqezës, ambasadorja...

Albin Kurti ngre alarmin: Serbia mund të nxisë incidente afër Prishtinës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se Serbia mund të përdorë “elemente destruktive” për të nxitur incidente gjatë festës...

Lajme të tjera

Web TV